Data : 22 06 2018
KryeTitujt :

Sekretari amerikan,Turqisë: Tërhiquni nga blerja e raketave ‘S-400’

Mike Pompeo dhe homologu i tij turk

Vetëm një ditë pasi u konfirmua në detyrën si Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka udhëtuar drejt Brukselit, për të ndjekur punimet e samitit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me marrëveshjet ushtarake mes Rusisë dhe Turqisë, teksa ka kërkuar nga këta të fundit, të tërhiqen nga blerja e raketave ‘S-400’.

Në një takim me homologun turk, Pompeo ka shprehur shqetësimin për blerjen e raketave ruse tokë-ajër nga Ankaraja, duke argumentuar se nuk përputhen me kapacitetet mbrojtëse të NATO-s.

Gjithashtu, sekretari i Shtetit ka ngritur shqetësimin e Uashingtonit për burgimin e Pastorit amerikan Andrew Brunson, që ndodhet në një burg të Turqisë që prej dhjetorit të vitit 2016, si dhe për shtetas të tjerë amerikanë të arrestuar.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :