Data : 23 05 2018
KryeTitujt :

Saimir Tahiri: Ka njerëz që kanë lubrifikuar mekanizma të caktuar

 Saimir Tahiri: Ka njerëz që kanë lubrifikuar mekanizma të caktuar

Saimir Tahiri

Arjan Çani në emisionin “Zonë e Lirë” i ka treguar ish-ministrit të Brendshëm një video të vitit 2012 kur kishte “parashikuar” se Saimir Tahiri do ta “hante” nga Edi Rama, në mënyrë të ngjashme si Qemal Stafa kur  e “hëngri” nga Enver Hoxha.

 

“16 nëntor 2012: E ha Saimiri, historia me Enver Hoxhën dhe Qemal Stafën përsëritet”, ishte parashikimi i thënë prej Çanit.

“Ti thua se e hëngri nga Enveri, por unë i qëndroj rastit zyrtar. Qemali nuk e paska ditur, unë të paktën e di”, u shpreh Tahiri duke hedhur poshtë që kryeministri, me të cilin “janë rritur në një diell”, mund t’i bëjë diçka të tillë.

Tahiri mohoi që kjo deklaratë të ishte kërcënim apo mesazh i koduar për këdo. Por, shtoi se është në dijeni se cilët janë personat që duan “t’i bëjnë gropën” në politikë.

 

Saimir Tahiri: Qemal Stafa nuk e hëngri nga italianët apo e dimë gabim?

Arjan Çani:  E hëngri nga Enver Hoxha, ti e di.

Saimir Tahiri: Po mirë, ai nuk e paska ditur nga mund ta hante. Unë të paktën e di. Qemali i shkretë nuk e dinte që mund ta hante nga Enveri. Unë të paktën e marr me mend.

Arjan Çani:….qe do ta hash nga Rama?

Saimir Tahiri: Nuk e besoj dhe as është e mundur

I pyetur me insistim nga moderatori Arjan Çani, nëse Tahiri e di se kush është personi përgjegjës që e ka futur në këtë histori të trafikut të drogës për të cilën ai po hetohet nga prokuroria shqiptare. Tahiri gjithmonë ka pretenduar pafajësi dhe se nuk ka lidhje me trafikun që kanë bërë kushërinjtë e tij Habilaj, njëri prej të cilëve është arrestuar në Itali si kreu i bandës dhe që nga përgjimet e bëra nga autoritetet italiane, trafikantët përmendin edhe emrin e Tahirit, në kohën kur ishte ministër i Brendshëm

Në Zonë e Lirë, pa përmendur emra, Tahiri tha se “Ka njerëz që kanë lubrifikuar mekanizma të caktuar”.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :