Data : 18 09 2018
KryeTitujt :

Deklarata befasuese e Putin: Sulmet e reja në Siri do të shkaktojnë kaos në botë

Deklarata befasuese e Putin: Sulmet e reja në Siri do të shkaktojnë kaos në botë

 

Vladimir Putin, Presidenti i Rusisë, paralajmëroi sot sulmet se reja eventuale në Siri do të sjellin kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare.

 

Ai këtë e tha në bisedë me presidentin iranian Hassan Rouhani, njoftoi Kremlini.

Siç thuhet, Putini dhe Rouhani kanë shkëmbyer qëndrimet rreth situatës pas sulmit të fundit me raketa në Siri nga ana e SHBA-së dhe aleatëve të saj, transmeton KosovaPress.

Të dy liderët u pajtuan se një veprim i tillë ‘ilegal’ do të ndikojë negativisht në shanset për një zgjidhje politike në Siri, thuhet në kumtesën e Kremlinit.

 

“Vladimir Putin theksoi se nëse vazhdohet me këto veprime që shkelin Kartën e Kombeve të Bashkuara, atëherë kjo në mënyrë të paevitueshme do të shkaktojë kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare”, njoftoi Kremlini.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :