Data : 20 11 2018
KryeTitujt :

Zvicër, kapen dy shqiptarët e arratisur nga burgu

download

Policia zvicerane ka njoftuar mbrëmë se, ka mundur të kapë dy prej pesë të burgosurve, të cilët u arratisën në mënyrë spektakolare nga burgu. Dy të burgosurit dhe dy bashkëpunëtorët e tyre janë kapur gjatë një operacioni ku janë përfshirë më shumë se 80 policë.

Të kapurit janë një shqiptar, 34 vjeç, i dënuar për trafik drogë dhe një shtetas nga Kosova 22 vjeç, i dënuar për vjedhje, raporton AFP. Ata janë kapur në një banesë në një lagje të Lozanës, së bashku me një bashkëpunëtor serb. Sipas policisë, nuk janë gjetur ende tre të ikurit e tjerë, një francez 47 vjeç, një serb 45 vjeç dhe një boshnjak 31 vjeç.

Arratisja spektakolare

Nga burgu i Lozanës në Zvicrës ka ndodhur një arratisje spektakolare e pesë të burgosurve. Në mesin e të arratisurve janë edhe një shtetas nga Kosova dhe një tjetër nga Shqipëria. Shefi i grupit është një serb 45-vjeçar, i cili konsiderohet se i përket bandës së njohur ndërkombëtare të krimit “Pink Panther”.

Kjo bandë kishte plaçkitur në vitin 2012 stoli dhe orë me vlerë prej 1.3 milionë frangash në Luzern. Arratisja ka ndodhur gjatë kohës së shëtitjes së të burgosurve në oborrin e burgut. Mëson se tre persona nga jashtë janë ngjitur me një shkallë metalike në rrethojat e burgut dhe u kanë hedhur pjesëtarëve të grupit një thes, ku kishte mjete si një imitim të revoles, një shishe me lotsjellës dhe një vegël për prerje të metalit.

Me këto mjete, pesë të burgosurit kanë kërcënuar të burgosurit e tjerë dhe gardianët, duke i neutralizuar këta të fundit. Pasi kanë prerë një pjesë të rrethojës prej teli, ata kanë kapërcyer murin e jashtëm. Vetëm njëri prej tyre nuk ka mundur të ikte pasi që e kanë kapur gardianët.

I gjithë aksioni nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta dhe duket të jetë planifikuar për një kohë të gjatë. Pas alarmit, Policia e Kantonit të Vaudit ka mobilizuar një numër të madh pjesëtarësh të saj të cilët janë vënë në kërkim të të arratisurve dhe ndërkohë është ngritur kërkim në nivel të Zvicrës dhe ndërkombëtar për kapjen e personave të arratisur

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :