Data : 15 11 2018
KryeTitujt :

Zgjedhjet, KQZ cakton sot renditjen e subjekteve

zedhenesja-KQZ-300x225

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të përcaktojë sot nëpërmjet shortit renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së, Drilon Hoxhaj, i bëri thirrje të gjitha partive, listat shumëemërore të të cilave janë miratuar nga KQZ-ja ,të jenë të pranishme në mbledhje me anë të përfaqësuesve të tyre ligjorë.

Zëdhënësja e KQZ-së tha se çdo subjekt zgjedhor që ka depozituar listat shumëemërore të kandidatëve për deputet, dhe janë miratuar nga Komisioni duhet të sigurojë prezencën nëpërmjet përfaqësuesit ligjorë, edhe për vetë rëndësinë ë e procesit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te zhvilloje mbledhjen me kete rend dite;

Për shqyrtimin e raportit mbi realizimin e provës së testit të datës 13 Prill 2013, lidhur me projektin e Sistemit Elektronik të Numërimit, SEN”.

- Projekt-vendim: “Për miratimin e vëzhguesve të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013”.

- Projekt-vendim: “Për hedhjen e shortit të renditjes të subjekteve zgjedhore dhe miratimin e përmbajtjes të fletës së votimit, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013, për çdo zonë zgjedhore”.

- Projekt- vendim: “Për disa ndryshime në vendimin e KQZ-së, nr.23, datë 05.02.2013, “Për miratimin e modelit dhe specifikimeve teknike të fletës të votimit, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”.

- Projekt-vendim: “Për miratimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”.

- Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e procedurës të ndarjes së QV-së 0215, Komuna Bërdicë, qarku Shkodër, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :