Data : 24 09 2018
KryeTitujt :

“Zgjedhjet, BE te flasë qarte”

ESI

Qendra “Iniciativa Europiane e Stabilitetit” I ka bere serish nje apel te forte

ndërkombëtareve, për te vendosur sa me pare vijat e kuqe sa i përket standardeve zgjedhore në Shqipëri, në mënyrë që raportet e tyre të mos keqinterpretohen nga politika shqiptare. Ne një interviste për Qendrën për kërkime dhe zhvillime politike e sociale ne Europen Juglindore, kryetari i qendrës ESI, Gerald Knaus, apelon qe BE te jete e qarte ne lidhje me zgjedhjet e23 qershorit. I pyetur se çfare mund te bëjnë ndërkombëtaret per te parandaluar polarizimin ne Shqipëri pas zgjedhjeve zoti  Knaus shprehet se 2 gjera janë te rëndësishme. “E para është mos krijimi i iluzioneve. Zgjedhjet e mëparshme ne Shqipëri, si ne rastin e 2009-es por edhe me pas, janë shoqëruar me parregullsia. Pas zgjedhjeve, politika ne vend u paralizua, parlamenti u bojkotua madje opozita hyri edhe ne greve. Nje zgjidhje është një rezultat surprize nga keto zgjedhje dhe mos kontestimi i tyre por

E dyta është se megjithatë, BE do te duhet te ndjeke nje tjetër skenar: duhet te mendojnë se rezultati i zgjedhjeve do te jete shume i ngushte dhe se te gjitha partite do te perpiqen te ushtrojnë presion ne administrimin e zgjedhjeve. Ne fund, ajo parti qe do te shpallet humbëse, do te doje te ndryshoje rezultatin dhe legjitimitetin e te gjithë procesit zgjedhor dhe do te dale ne proteste. Humbësi me i madh ne këtë rast me një skenar te tille, do te jete e gjithë Shqipëria. BE e ka shprehur qarte kërkesën e saj, këto zgjedhjeve duhet te zhvillohen sipas standardeve evropiane”. I pyetur për shkarkimin e njërit prej 7 anëtareve te KQZ dhe pse BE nuk reagoi ashtu siç duhej ne këtë rast, duke e quajtur te paligjshëm kete rast, duke i startuar ne fakt zgjedhjet pa standardet e duhura, drejtori i qendrës ESI, tha: “Zgjedhjet ne Shqipëri nuk do te jene perfektë. Ndaj dhe ne kemi kërkuar nga BE vendosjen e disa vijave te kuqe: administrata zgjedhore duhet te kujdeset per procesin e votimit dhe numërimit, si dhe me pas duhet pare se çdo te ndodhe me procesin e ankesave dhe apelimeve pas 23 qershorit. E kaluara e Shqipërisë ne rastin e zgjedhjeve është një udhëzues i qarte per këto zgjedhje. Ajo qe ka rendësi për mua është qe disa institucioni si KQZ ne fakt nuk duhet te preken nga zgjedhjet. Ajo qe ka rendësi per mua nuk është fituesi apo humbësi i zgjedhjeve, por qe votuesit shqiptare te kenë mundësinë te marrin pjese ne nje gare te lire dhe te ndershme, pa asnjë ndikim. Nëse dikush humb ne menyre te ndershme, atëherë edhe pas zgjedhjeve nuk do te shohim protesta”. Edhe per monitoruesit ndërkombëtare, sipas Knaus, vëzhgimi i zgjedhjeve, mbarëvajtja e tyre dhe pasojat e rezultateve do te jene te vështira per tu raportuar. Monitoruesit e OSBE-se nuk e kane patur te lehte te vëzhgimin e zgjedhjeve te polarizuara ne 2009 sepse nuk u përmbushen standardet e kerkuara e me shume siguri edhe këtë vit nuk do ta kenë te lehte. Vëzhguesit ndërkombëtare, nënvizon drejtori i qendrës ESI, janë te vetëdijshëm qe vendimi i tyre do te ketë pasoja, nëse ato nuk do te pranohen do te shkaktohen trazira te mëdha si ne Ukraine ne 2004 apo edhe ne Shqipëri ne 2009, nëse për surprize gjithçka do te shkoje mire e pa probleme, atëherë sipas tij, do te shohim një situate krejt tjetër.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :