Data : 15 11 2018
KryeTitujt :

Vuçiç: Jo, “çizme shqiptare” në veri

eeeeeeeeeeeeeeeeee

BEOGRAD- Zv.kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se drejtuesit e qarqeve të Kosovës në jug të Ibrit kanë përkrahur marrëveshjen e Brukselit në takimin me udhëheqësit më të lartë të Serbisë, ndërsa drejtuesit nga veriu i Kosovës vazhdojë ta refuzojnë.

Vuçiç në një intervistë për shtypin serb ka sqaruar se në takim ka pasur lëvizje, por konsensusi me serbët e Kosovës nuk është arritur dhe gjatë vizitës në Kosovë të dielën.

Serbia, tha Vuçiç, ka pranuar argumentet e serbëve nga veriu dhe ka ofruar referendumin në të cilin ata do të ishin në avantazh me pyetjen: “A jeni për marrëveshjen ose jo”,- ka thënë Vuçiç.

“Dëshirojmë të bisedojmë me serbët e Kosovës, të shpjegojmë çfarë fitojnë, çfarë janë gjërat e vështira. Asgjë nuk do të fshehim, askënd nuk do ta gënjejmë”,- ka thënë Vuçiç.

Për herë të parë veriu i Kosovës dhe drejtuesit në jug të Ibrit do të kenë investime të huaja, të paktën dy projekte të mëdha, kurse shteti i Serbisë do të nxisë krijimin e një numri firmash familjare: biznes të vogël dhe të mesëm, transmeton “Qik”.

“Njëkohësisht, çizme shqiptare nuk do të ketë në veri, e kjo është ajo nga më së shumti frikohen. Policinë mund ta vendosni në çfarëdo çizme, gjithmonë do të jenë 98 për qind serbë dhe 2 për qind shqiptarë. NATO ka dhënë garanci se në veri nuk do të ketë formacione të tjera të armatosura, këtë në formë të shkruar e kemi marrë nga Rasmuseni”,- ka thënë Vuçiç.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :