Data : 18 11 2018
KryeTitujt :

Vritet brenda në taksi Inspektori i Mjedisit

vrasje-300x223

Një vrasje tronditëse ka ndodhur  në një taksi ditën e djeshme, ku  një pasagjer ka vrarë me pistoletë  bashkudhëtarin e tij.

Mësohet se  taksia ishte duke udhëtuar për në  qytetin e Përmetit në momentin  kur ka ndodhur vrasja. Sipas burimeve të policisë, viktima është  shtetasi Andi Naçi, 27 vjeç me  detyrë Inspektor i Agjencisë Rajonal për Mjedisin  në Gjirokastër.

Ai,  së bashku me autorin e krimin, po udhëtonin në të  njëjtën taksi të cilën e morën tek  vendi i njohur si Ura e Leklit. Policia tha se në automjetin tip Benz  me targa PR 2012 B, që drejtohej  nga shtetasi Robert Çoka, 46 vjeç  nga Këlcyra, udhëtonte në vendin  e parë shtetasi Andi Naçi, prapa  tij qëndronin dy shtetas të tjerë  nga fshati Kataundishtë i Përmet it dhe një shtetas tjetër i panjohur.

Midis Grykës së Këlcyrës dhe  qytetit të Këlcyrës rreth 300 me-tra pa u futur në qytet, autori i  krimit, i ka kërkoi drejtuesit të automjetit që ta ndalonte për të kryer nevojat personale .

Pasi mjeti  ndaloi, autori doli jashtë mjetit  dhe pa e mbyllur derën nxori nga  xhepi një pistoletë duke tentuar të  qëllojë në drejtim të Naçit. Herën  e parë, arma nuk u shkrep, ndër-sa në tentativën e  dytë ajo qëlloi viktimën.

Pas krismës,  drejtuesi i taksisë i dha gaz mjetit  për t’u larguar nga vendngjarja,  duke u nisur drejt spitalit të Këlcyrës. Grupi hetimor ka konstatuar se gëzhoja i përket një armë  zjarri pistoletë tip makaron. Autori i vrasjes së shtetasit dysho-het se është larguar në drejtim  të shtratit të lumit Vjosë. Policia  po heton në disa pista por pista  e parë është ajo e hakmarrjes.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :