Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Vrasja e policit në Kamzë, pranga 41 vjeçari. Ndihmoi autorin, Edmir Koleci

Policia-Tirane1-300x229

Arrestohet nje person i akuzuar per perkrahjen e 37 vjecarit qe perplasi per vdekje efektivin e policise dhe plagosi rende nje tjeter.

Sipas policise se Tiranes, ne pranga eshte vene shtetasi Shkelzen Zylaj, 41 vjecar, banues ne Kamze Tirane.

“Arrestimi i tij eshte bere pasi ka ndihmuar Edmir Kolecin duke e lejuar te perdore automjetin e tij tip Benz per t’u larguar nga vendi i ngjarjes’- thpne burime te policise.

Autori i krimit u vu ne pranga rreth pesë orë pasi kishte përplasur për vdekje me makinë inspektorin e Policisë së Kamzës, Selman Lena, në një postbllok mbrëmjen e të shtunës.

I dyshuari është Edmir Koleci, 37 vjeç. Ai është arrestuar te “Katër Rrugët e Shijakut” kur ndodhej në praninë e një fqinjit të tij, i cili e kishte transportuar me makinë për t’u larguar nga Tirana. Në momentin e arrestimit, Koleci, baba i 3 fëmijëve, emigrant prej vitesh në Angli, ka pretenduar se ka qenë i dehur në momentin e ngjarjes dhe nuk mban mend asgjë.

Gjatë deklarimeve të tij në Polici, autori i ngjarjes është shprehur se ishte i vetëdijshëm që kishte përplasur dikë me makinë, por pretendon se nuk e ka parë dhe nuk e ka ditur që viktima ishte efektiv Policie. Nga ana tjetër, Policia e Tiranës ka ndaluar edhe fqinjin e autorit të ngjarjes së rëndë, pasi akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.
DINAMIKA E NGJARJES
Një postbllok Policie, i përbërë nga 8 efektiva të Komisariatit Nr.5 të Tiranës, ndodhej në shërbim mbrëmjen e së shtunës, pranë një karburanti, rreth 150 metra sa kalon kryqëzimin e Bathores, në drejtim të Kamzës. Inspektori që humbi jetën, Selman Lena, rreth orës 23:30 kishte ndaluar për kontroll një automjet me targa greke, që drejtohej nga një emigrant dhe po i verifikonte dokumentet. Ndërsa efektivi tjetër, Preng Lleshaj, i cili ndodhet në gjendje mjaft të rëndë në Spitalin Ushtarak, ishte në këmbë vetëm disa hapa larg tij. Një punonjës i tretë i postbllokut ka parë që nga larg një automjet tip “BMW X6” me targa angleze, që po vinte drejt tyre me shpejtësi, por gjatë ecjes kryente manovra të pakontrolluara, duke mos arritur të lëvizte drejt. Për këtë arsye, polici i ka ngritur tabelën drejtuesit të mjetit, në mënyrë që ai të ndalonte. Por pikërisht në këtë kohë, autori i ngjarjes, Edmir Koleci, në gjendje të dehur, ka prerë timonin dhe është përplasur fillimisht me makinën që po kontrollohej nga inspektori Selman Lena. Këtë makinë ai e ka goditur në derën e shoferit dhe në parakolp, për pasojë ka përplasur për vdekje efektivin Lena, i cili ishte pikërisht te dera ku ndodhi përplasja. Pas përplasjes së parë, Koleci ka prerë timonin në krah të kundërt dhe ka plagosur rëndë efektivin tjetër që ishte në këmbë, Preng Lleshaj. Më pas ka vazhduar lëvizjen e pakontrolluar me dy goma në trotuar, duke u përplasur me një shtyllë e më pas me një avlli shtëpie dhe në fund është larguar.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :