Data : 14 11 2018
KryeTitujt :

Vjedhje ekzemplare, 45 mln $ në pak orë

download

Një vjedhje ekzemplare e bankave, por kjo e versionit të shekullit 21 nuk ka grabitës me maska që hyjnë në bankë dhe kërcënojnë punonjësit. Në vend të armëve dhe maskave janë përdorur laptop-ë dhe interneti.

Në dy operacione precize me përfshirjen e disa njerëzve në 27 vende të ndryshme kanë vepruar në mënyrë të koordinuar thuajse si të ishte një operacion kirurgjikal.

Grabitësit kanë arritur të marrin 45 milionë dollarë nga qindra karta A.T.M. për punë orësh. Paratë janë marrë nga dy banka me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman.

Vetëm në Nju Jork janë vjedhur 2.4 milionë dollarë në 2 904 bankomate.

Në operacion kanë vepruar ekspertë të sofistikuar të kompjuterëve duke e bërë vjedhjen më të turbullon në botën e internetit.

Ata kanë përdorur informacione financiare të manipuluara duke bërë që bankomatët të nxjerrin paratë që kishin brenda.

Kjo është një nga grabitjet më të mëdha në historinë e Nju Jorkut, që duket se është frymëzuar nga filmi “Goodfellas”. Prokurorët në SHBA thonë se në operacion janë përfshirë tetë persona, shtatë prej të cilëve janë arrestuar.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :