Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

“Viti i vetmisë së madhe të Angela Merkel”

download (2)

Gjatë këtij viti presidenti i Francës ka humbur ndjeshëm popullaritetin e vet. Republika e Pestë ka arritur në një provincë politike, ndërsa Gjermania u detyrua të përballej kryesisht e vetme me krizën evropiane.

Sot socialistët francezë, të cilët erdhën në pushtet nën udhëheqjen e François Hollande, kritikojnë ashpër Gjermaninë dhe personalisht kancelaren Federale Angela Merkel për kursin e gabuar të politikës antikrizë. Kurse personi i tretë në hierarkinë shtetërore të Republikës së Pestë, kryetari i Asamblesë Kombëtare të Francës, Claude Bartolon, bëri thirrje fare haptas për një konfrontim me Republikën Federale të Gjermanisë për të mirën e interesave të Francës.

E gjithë kjo po ndodh vetëm disa muaj pas asaj kur në janar të këtij viti të dyja vendet kremtuan solemnisht dhe me pompozitet 50-vjetorin e Traktatit të Elizesë (Elysée), të nënshkruar që në vitin 1963 nga Kancelari gjerman Konrad Adenauer dhe Gjenerali francez Charles de Gaulle. Pikërisht ky dokument hapi në marrëdhëniet mes Francës dhe Gjermanisë epokën e partneritetit të privilegjuar.

“Situata aktuale reflekton, në radhë të parë, paaftësinë e presidentit aktual të Francës për ta ndërtuar politikën shtetërore në mënyrë po aq të rreptë sa dhe paraardhësi i tij Nikolas Sarkozi”-, thotë eksperti rus, Vlladisllav Bjellov. “Hollande po distancohet vullnetarisht në hije, duke i lënë me vetëdije të plotë vendin e flamurtares Gjermanisë”, tha Vlladisllav Bjellov në një intervistë për “Voice of Rusia”.

Franca është shndërruar aktualisht në një provincë të pakuptueshme politike, pozitë kjo e cila nuk është absolutisht karakteristike për të, sipas pikëpamjes time, pikërisht për shkak të mosgatishmërisë së François Hollande për të mbrojtur interesat e deklaruara më parë të Francës si dhe vendeve të Evropës Jugore, të cilat po ndërtohen në bazë të ideve të stimulimit të rritjes ekonomike. Kurse kjo do të thotë rritje e injeksioneve financiare në ekonomitë e shteteve, ndër të tjera edhe nëpërmjet Bankës Qendrore Evropiane, në vend të masave shtrënguese të kërkuara me këmbëngulje nga Berlini. Kur lindi nevoja e ngutshme për të shpëtuar për të satën herë me radhë Qipron ishte pikërisht Berlini ai që doli në plan të parë me veprime të vendosura, sigurisht jo të padiskutueshme, por megjithatë ishte Gjermania ajo që mundi ta zgjidhë këtë çështje në kuadër të rehabilitimit, zhvillimit së eurozonës. Kurse Parisi mbeti i tërhequr, në hije, çfarë në përgjithësi i detyron disa të flasin për një ftohje të caktuar në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Në vetë Francë, ish-aleatët e Presidentit François Hollande i konsiderojnë të dyja politikat ekonomike; të brendshme dhe të jashtme  të Hollande-s të dobëta dhe joefektive. Për këtë, për shembull, të dielën e kaluar u shpreh në një manifestim Udhëheqësi i Partisë “Fronti i Majtë” (“Left Front”), Jean-Luc Melanshon. Kundërshtarët e presidentit nga krahu i djathtë, nga Partia Bashkimi për Lëvizjen Popullore i kanë karakterizuar rezultatet e vitit të parë të presidencës së François Hollande me fjalën e vetme, dështim. Duke gjykuar nga rezultatet e sondazheve të kryera nga Agjencia CSA, nëse zgjedhjet presidenciale do të mbaheshin tani, atëherë në mesin e kandidatëve nga të gjitha forcat politike François Hollande do të merrte numrin më të vogël të votave, gjithsej vetëm 19 për qind. Ndërsa do të korrte fitoren ose Nicolas Sarkozy, ose Liderja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :