Data : 20 05 2018
KryeTitujt :

Virusi i ri vdekjeprurës që po ngjall frikë

coronavirus-300x168

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mesa duket një koronavirus i ri (NCoV), mund të transmetohet mes njerëzve nga kontakti i afërt.

Sipas BBC, ky njoftim vjen pasi Ministria e Shëndetësisë në Francë konfirmoi se një person i dytë e ka marrë virusin mesa duket nga kontakti njeri me njeri.

Dy persona në Arabinë Saudite raportohet se kanë vdekur nga virusi.

NCoV njihet si një virus që shkakton pneumoni ose insufiçencë renale.

OBSH ka shprehur shqetësim në lidhje me potencialin e këtij virusi për t’u përhapur.

Që prej vitit 2012, ka pasur 33 raste të konfirmuara në Europë dhe në Lindjen e Mesme dhe 18 të vdekur.

Rastet janë zbuluar në Arabinë Saudite dhe në Jordani dhe janë përhapur në Gjermani, Britani dhe Francë.

Pacienti i dytë në Francë është një 50- vjeçar, që ishte në një dhomë spitali me një 65- vjeçar, që ishte sëmurë nga virusi pasi ishte kthyer nga Dubai.

Akoma nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një mutacion të virusit apo për një infeksion në kafshë që ka kaluar më pas tek njerëzit./ep

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :