Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se grupi i parë me anëtarë të opozitës iraniane ka mbërritur në Shqipëri nga një ish bazë ushtarake amerikane pranë Bagdatit, si pjesë e procesit të zhvendosjes së tyre.
Nëpërmjet një deklarate këtë të enjte, i dërguari i OKB-së, Martin Kobler tha se 14 anëtarë të grupit “Mujahedeen-e-Khalq” kanë mbërritur në Shqipëri të mërkurën vonë. Këta persona janë të parët nga 210 banorë që qeveria shqiptarë ka pranuar të strehojë.
Rreth 3000 mërgimtarë iranianë verilindorë u zhvendosën nga Iraku në një kamp refugjatësh në Bagdatin vitin e kaluar, si pjesë e një përpjekje për të siguruar largimin e tyre paqësor nga Iraku.
Shtetet e Bashkuara, OKB dhe Bashkimi Evropian e kanë mirëpritur ofertën nga Shqipëria, për t’i pranuar 210 muxhahedinet, anëtarët e grupit opozitar iranian.