Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

Vë në lojë papën… duke u shfaqur nudo

Katherine O Connor, studente e “Carnegie Mellon” është arrestuar të premten për shfaqje jo të hijshme në publik. Ajo kishte dalë në rrugë në një paradë, ku shpërndante prezervativë. Vajza në pjesën e sipërme të trupit ishte veshur si një papë katolik, ndërsa nga beli e poshtë ishte nudo fare.

Incident ka ndodhur në një paradë shkolle muajin e kaluar, e quajtur parada e “Arteve të Bukura”.  Është akuzuar gjithashtu edhe një student mashkull, Robb S. Godshaw i cili si vajza ishte shfaqur në publik i zhveshur. Presidenti i Universitet është shprehur se shkolla nuk do të marrë asnjë masë disipline shtesë, ndërsa komentoi se veprimi i studentes është në kundërshtim me ligjin.

Komentatorët nuk kanë arritur të japin një mendim në lidhje me skenën.

Disa e shohin si shfaqje artistike… disa të tjerë si veprim për të shprehur lirinë e fjalës….të tjerë thjeshtë si një paradë e shprehjes së dashurisë së lirë… si shprehje të identiteti të një gruaje, që duhet ta gjejë veten e saj në një shoqëri…dhe kishte nga ata që e komentonin si tallje të papëve….

Denoncimi për të erdhi nga një peshkop katolik, që u ankua tek autoritetet për ngjarjen e pahijshme.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :