Data : 23 07 2018
KryeTitujt :

Vatikani jep alarmin për një konflikt global, shkak Siria

yyyy 

Vatikani ka bërë të ditur ditën e sotme se bota rrezikohet nga një konflikti global për shkak të krizës në Siri.  Sipas Monsinjor Martio Tosom të dikasterit për drejtësi dhe paqe në Vatikan, zgjidhja e situatës në Siri nuk mund të jetë ndërhyrja ushtarake. Sipas tij në këtë mënyrë nuk do të minimizohej dhuna. Por nga ana tjetër do të shtohej rreziku që konflikti të përhapet dhe në vendet e tjera.  ”Konflikti në Siri ka të gjithë përbërësit për të çuar drejt shpërthimit të një lufte të tretë botërore”, ka përfunduar ai. 

Vetëm një ditë më parë Papa Françesku ka bërë apel që 7 shtatori të jetë një ditë lutjeje dhe agjërimi për paqe në Siri.

Katolikët shqiptarë i bashkohen thirrjes së Papës 

Thirrjes së Papa Françeskut për paqe në Siri i është bashkuar edhe Kisha Katolike e Shkodrës.  Dom Gjovalin Sukaj thotë se gjatë kësaj jave do ketë aktivitete të ndryshme ku përmes adhurimit dhe lutjes t’i kërkojmë Zotit paqen në mbarë botën.  “Më 7 shtator nga ora 19.00 deri në mesnatën e kësaj dite, të gjithë besimtarët t’u bashkohen lutjeve në sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan. Dua të shpreh britmën që lartohet nga çdo anë e tokës, nga çdo popull, nga zemra e çdonjërit, nga familja e vetme e madhe që është njerëzimi. Britmë që thotë me forcë: duam një botë paqësore, duam të jemi burra e gra të paqes, duam që në këtë shoqëri tonë, të shkatërruar nga ndarjet e konfliktet, të shpërthej paqja; Kurrë më luftë! Kurrë më luftë! Paqja është dhuratë tepër e çmuar, që duhet të promovohet e të mbrohet, tha Papa Françesku gjatë thirrjes së Engjullit të Tënzot në Sheshin Shën Pjetri në Vatikan”, thuhet në lajmërimin e Kishës Katolike të Shkodrës.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :