Data : 12 12 2017
KryeTitujt :

Ushqime që parandalojnë marrjen e mjekimeve!

 

Ushqime të mrekullueshme që parandalojnë marrjen e mjekimeve!
qershiDhimbja e muskujve: Qershi të tharta: një filxhan, ose dy gota lëng, çdo ditë, përpara dhe gjatë ushtrimeve gjimnastikore.
Përmban të njëjtën sasi enzima anti-inflamatore si ibuprofeni, duke eleminuar rrezikun e mundshëm të efekteve anësore tek veshkat apo stomaku.
Humbja e kujtesës: Fara luledielli : një çerek filxhani çdo ditë. Këto fara tëfara tejmbushura me vitaminë E mbrojnë neuronet në tru nga stresi oksidativ, e cila tregon se ruan kujtesën për një kohë më të gjatë. Vezët përmbajnë kolinë, një ushqyes që ndikon në funksionin e trurit për të dhënë komanda pjesës tjetër të trupit, ndërkohë që ruan strukturën e membranës qelizore të trurit.
oriz i kuqDepresioni: Oriz i kuq : një filxhan në ditë oriz të kuq të gatuar. Karbohidratet ndihmojnë në rregullimin e prodhimit të serotoninës, një neurotransmetues i rëndësishëm në kontrollin e humorit dhe eliminimit të ankthit.
Pagjumësia: Pulë : 100 gr në ditë. Triptofani shpesh lidhet me mishin epule gjelit të detit, por mishi i pulës përmban më shumë aminoacide që ndihmojnë në prodhimin e hormonit të gjumit.
Sytë e ënjtur: Çaji jeshil : një filxhan në ditë, pas buke. Fryrja që krijon rrathët e zinj poshtë syve zakonisht krijohet nga ulja e nivelit të lëngjeve.
bananeEnergji e ulët: Banane: një në ditë. Fruti përmban sasi të mëdha kaliumi, por edhe sasi të mëdha magneziumi, një element kyç në prodhimin dhe ruajtjen e energjisë. Ankthi: Kikirikat: një çerek filxhani në ditë. Në se trupi nuk prodhon sa duhet acid gamma-aminobutyric (GABA), truri është më i prirur të lejojë ankthin të çlirohet
 
Freskida Miloti
 

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :