Data : 14 11 2018
KryeTitujt :

Urdhëri i Tahirit, bllokohen dy palate pa leje në Tiranë

 

Policia e Tiranës ka bllokuar dy pallate në ndërtim, të cilët janë pa leje.

ndertimetSipas policisë, dy pallatet janë në fazën e ndërtimit në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë dhe për këtë u procedua edhe inspektori i ndërtimit të komunës Farkë. Në këtë komunë, e cila rezulton problematike, u proceduan gjatë së shtunës edhe 11 persona të tjerë për ndërtime pa leje.

Mësohet se nga stacioni i Policisë në Farkë është nisur hetim ndaj shtetasit Agron Shehu, përfaqësuesi i firmës së ndërtimit “Shehu shpk”, për veprën penale të ndërtimit pa leje.

Urdhëri i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për bllokimin e të gjitha ndërtimeve pa leje është ekzekutuar edhe në Shkodër, Pogradec dhe Elbasan. Ndërkohë që janë paralajmëruar të gjithë inspektoret e ndërtimit në komuna dhe bashki se do të procedohen penalisht.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :