Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

U arratis nga burgu, kapet i forti i Yzberishtit

Burgu-i-Fushë-Krujës-300x123

Anëtari i bandës se Yzberishtit, Ilir Avdillari, i cili shkeli lejen e marre nga burgu per te mos u kthyer me u kap paraditen e sotme në afërsi të Rrogozhinës.

Sipas te dhenave te policise, mesohet se pas informacioneve të mbledhura u arrit të zbulohej vendi ku fshihej 42- vjeçari, i cili ishte konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë që ka ikur nga vendi i vuajtjes së dënimit.

I dënuari me 22 vjet burg, Ilir Avdillari, i njohur si një ndër anëtarët e bandave famëkeqe të viteve ‘97-‘98 në Tiranë, ishte larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Drejtoria e Burgut të Fushë- Krujës i kishte dhënë leje me afat 7-ditor të dënuarit për vrasje, por ai nuk është kthyer brenda afatit të lejes. Siç mësohet, Avdillari duhej të kthehej te merkuren në Burgun e Fushë-Krujës, kohë kur i përfundonte afati i lejes së dhënë.

Sipas drejtorit Priftit, Ilir Avdillarit i është dhënë leje për disa ditë dhe ai duhej të kthehej dje në qeli. 42-vjeçari tashmë është shpallur në kërkim nga policia, duke e konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë që ka ikur nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Nje dite me pare, kreu i Burgut të Fushë-Krujës, Ligor Prifti është pezulluar nga detyra pas arratisjes nga burgu të Ilir Avdillarit. Urdhri është dhënë nga drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :