Data : 26 09 2018
KryeTitujt :

Tsarnaev:Viktimat, haraç i luftërave amerikane

Carnaev

Viktimat e sulmit me bomba në Maratonën e Bostonit ishin një haraç, si kundërpërgjigje e luftërave amerikane në tokat myslimane, ka shkruar i dyshuari i mbijetuar në varkën, ku u gjet i fshehur pas largimit nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, ku mbeti i vdekur vëllai i madh i tij.

Sipas një burimi të zbatimit të ligjit për CNN, në atë mesazh Dzhokhar Tsarnaev kishte deklaruar se një sulm ndaj një myslimani, ishte një sulm ndaj të gjithëve, teksa kishte thënë se nuk i mungonte vëllai i tij i madh, Tamerlan Tsarnaev, i cili mbeti viktimë pas përleshjes me policinë 3 ditë pas ngjarjes, pasi shumë shpejt do të takohej me të. Shkrimi në brendësi të varkës përputhem me atë çfarë Dzhokhar, 19 vjeç, u tha hetuesve gjatë marrjes në pyetje në dhomën e spitalit të Bostonit, vetëm pak kohë pas kapjes së tij, bën të ditur burimi. CNN kishte theksuar më herët zyrtarë amerikanë, të cilët kishin raportuar se Dzhokhar kishte deklaruar se përfshirja e SHBA-ve në Afganistan dhe Irak ishin faktorët motivues pas sulmit të 15 prillit, i cili la 3 të vdekur dhe 275 të plagosur. Sipas autoriteteve, vëllezërit Tsarnaev montuan pajisje shpërthyese nga tenxheret me presion dhe materiale të tjera, si dhe i shpërthyen ato pranë vijës së finish-it në maratonës. 3 ditë më pas, autoritetet publikuan imazhet e tyre si të dyshuar të ngjarjes. Ata vranë më pas një polic, Sean Collier, dhe vodhën një makinë, përpara se të shkëmbenin zjarr me policinë në Watertown, Massachusetts. Vetëm 24 orë më pas, policia e gjeti Dzhokhar-in të fshehur në një varkë, pasi pronari kishte lajmëruar policinë se dikush ishte brenda saj.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :