Data : 20 05 2018
KryeTitujt :

Tregu energjetik, Berisha: Linjë nënujore Itali-Shqipëri

berisha6-300x203

Kreu i qeverise, Sali Berisha premtoi ngritjen e nje linje nënujore Itali-Shqipëri për tregun energjetik. Deklarata u be sot gjate inaugurimit te sistemit të ri të kontrollit OST SCADA/EMS, në Kashar, Tiranë, investim me vlere 17 milionë euro.

Sipas Berishes, ne keto vite eshte bere nje pune e madhe me investimet per projekte për energjinë elektrike.

“Nga gumëzhimat e gjeneratorëve u bëmë eksportues të energjisë. Se atyre u interesonte ndërprerja masive e energjisë, duke iu paraqitur qytetarëve, mashtrimin se kaq mban rrjeti dhe se nuk mund të importojnë dot më shumë. Në të 4 anët e vendit gumëzhinin gjeneratorë dhe qytete të tëra vendoseshin në agoni energjetike’- tha ai.

Berisha theksoi se nëse analizohet koha e cila është gjithnjë e më e çmuar, ndikojnë faktorë të tjerë, por ka një faktor që kohën pothuaj e ndalon, pothuaj e zeron, dhe ky faktor është vullneti politik.

“Përgëzoj punonjësit e tërë sistemit energjetik, ju e patë qartë se vullneti politik është që qytetarëve shqiptarë të mos u mungojë asnjë minutë energjia elektrike, ne vendosëm një standard bazë që duhet të kenë qytetarët e një vendi, kjo politikë u konsolidua”, tha Berisha.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :