Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Tre ligjet, Berisha: Shqiptarët do t’i votojnë më 23 qershor

download (2)

Duke akuzuar kundërshtarët kryeministri Sali Berisha, i qëndroi idesë së referendumit për votimin e 3 ligjeve. Këtë, sipas Berishës do ta bëjnë shqiptarët  më 23 qershor, ditën e zgjedhjeve. Dy ditë më parë kreu i LSI-së Ilir Meta kërkoi kompromis për miratimin e 3 ligjeve të kërkuara nga Bashkimi Europian. BE-ja vazhdimit u ka dërguar mesazhe partive kryesore shqiptare, të gjejnë konsensus dhe të votojnë 3 ligjet në parlament.

“Aleanca e 1 Prillit është aleanca e mashtrimit, trillimit dhe nihilizmit. Ne në 23 qershor, do të votojmë për 3 ligje, do të votojmë për integrimin tonë në Europë, do të votojmë për më shumë rrugë, më shumë kanalizime, më shumë shkolla të reja, më shumë ujësjellësa, më shumë vende pune, më shumë mirëqenie, pensione më të larta dhe këtë e di mirë kryeministri i autobusit mavi, që ka zgjedhur një autobus luksoz për vete, dhe vetë shofer e vetë pasagjer, aty thurr ëndrrën që nuk do t’i bëhet reale kurrë”,-tha Berisha.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :