Data : 26 09 2018
KryeTitujt :

Topalli: Tenderi për kompjuterët është bërë që në vitin 2012, është pjesë e e-parlamentit

kompjuteratKryetarja e Kuvendit ka reaguar për blerjën e kompjuterave për sallën plenare, që e kanë kthyer këtë sallë në një call center.

Topalli thotë në njoftimin e saj se tenderi është bërë që në vitin 2012 dhe është pjesë e projektit e- parlamenti, të cilin Topalli e quan arritje të madhe.
“Kuvendi i Shqipërisë as këto ditë dhe as gjatë vitit 2013 nuk ka bërë as edhe një tender kompjuterash. Çdo gjë që shkruhet në lidhje me këtë është gënjeshtër, keqdashësi dhe mashtrim. Kompjuterët që po instalohen në sallën e Seancave Plenare janë prokuruar (blerë) që në vitin 2012 duke iu nënshtruar plotësisht procedurave të prokurimit publik me tender të hapur, me një konkurencë maksimale dhe garë të ndershme mes kompanive (siç del qartë edhe nga njoftimi zyrtar në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik të datës 26 nëntor 2012 i njoftimit të kontratës së nënshkruar me kompaninë fituese, bashkëlidhur dokumentet e skanuara). Ato janë pjesë e projektit e-parlament, i cili tashmë është në fazën e tij të implementimit përfundimtar.
Projekti e-parlament është një ndër arritjet më të mëdha në fushën e dixhitalizimit të Kuvendit të Shqipërisë,” thuhet në njoftimin e Kuvendit

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :