Data : 23 09 2018
KryeTitujt :

Topalli, apel Ramës: Lejo deputetët të votojnë tre ligjet. Prej një viti, në axhendën e parlamentit

kuvendi-i-shqiperise-300x213

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i eshte drejtuar me nje ftese kreut te PS-se, Edi Rama te lejoje deputetet te votojne tre ligjet per statusin.

Ne nje deklarate per mediat, jashte Kuvendit, Topalli ka theksuar se ato prej kohesh tashme jane ne rendin e dites ne cdo seance te Kuvendit.

“Prej gati një viti cdo ditë në axhendën e Kuvendit janë tre ligjet për t’u votuar, që janë bllokuar nga PS, duke bërë të mundur vetëm bllokimin marrjes së statusit, jam para qytetarëve me ftesë ndaj Ramës, edhe në emër të Maxhorancës por si kryetare e kuvendit, tre ligjet janë në rendin e ditës, ftoj Ramën të lërë deputetet të votojmë sot tre ligjet, duke bërë detyrën tonë, edhe pse shumë vonë, edhe pse u realizuar qëllimi i tij, ai ka mundësi për të lërë deputetët të votojnë”- tha ajo.

Kuvendi, votim pas 30 minutash

Kuvendi i Shqiperise nderpreu per 30 minuta punimet per te kaluar me pas menjehere per votimin e dy akte normative, që kanë të bëjnë me rivlerësimin e pasurive dhe një hua për bulevardin e Tiranës dhe strukturën e re të Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive.

Seanca nisi me leximin e rendit te dites nga ana e kryeparlamentares dhe pa asnje diskutim nga perfaqesuesit e grupeve ne komisionet perkatese.

Nuk u deklarua asgje lidhur me miratimin e tre ligjeve te kerkuara nga Brukseli per marrjen e statusit si vend kandidat ne BE.

Kreu i LSI-se, Ilir Meta edhe dje ripërsëriti apelin për të votuar tre ligjet që kërkojnë 3/5 e votave dhe më pas ata të hyjnë në fuqi në sesionin e ri.

Kryeministri Berisha ka akuzuar opoziten dhe kreun e saj per mbajtjen peng te vendit dhe integrimit, nderkohe qe Rama, e ka vleresuar pozitivisht kerkesen e kreut te LSI-se per nje pakt per tre ligjet.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :