Data : 23 07 2018
KryeTitujt :

Tifozët e Milanit në këmbë: Rikthehet djali i humbur Kaka

 

milan

Leite Kaka kthehet në shtëpi. Kështu është komentuar nga të gjitha mediat botërore transferimi i sërishëm i brazilianit në Milan.

 Fjalët e tij të para pas nënshkrimit të kontratës ishin: “Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar që jam kthyer në shtëpi. Tash unë sërish mund t’i përjetoj gëzimet me Milanon. I falënderoj tifozët zyrtarët e klubit dhe lojtarët që kanë ende besim në mua. Do të jap sërish m,ë të mirën time për këtë klub që më ka dhënë më së shumti në karrierë”, deklaroi Kaka i cili ishte poashtu i lumtur që Milan shënoi fitore ndaj Cagliarit, por më së shumti iu gëzua golit të bashkëkombasit të tij Robinho.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :