Data : 11 12 2018
KryeTitujt :

Terrorizmi, rrezik mesatar për Shqipërin

Kosovo Police

Kompania e sigurimeve “Aon” dhe ndërmarrja për këshillime “The Risk Advisory Group” kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ekziston në to. 

Siç përcolli këtë të dielë “Telegrafi”, është vlerësuar se në afërsisht 90 vende, përfshi vendin tonë dhe Kosovë, rreziku që firmat ose personat të bëhen viktima të sulmeve është mesatar.

“Harta botërore e terrorit”, e realizuar në bazë të këtyre hetimeve ka marrë për bazë tri kritere: 1. Terrorizmi dhe sabotazhi; 2. Grevat, kryengritjet, trazirat dhe dëmtimi i qëllimshëm i pasurive si dhe 3. Trazirat, revolucioni, rebelimi, anarkia, lufta dhe lufta civile.

Vendet më të rrezikshme sipas kësaj “Rangliste” rezultojnë Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Terrorizmi dhe sabotazhi paraqesin kërcënimet më të mëdha në 85 për qind të vendeve të këtij rajoni.

Egjipti ka hyrë sërish në rrethin e ngushtë të shteteve më të rrezikshme. Pas tij vinë Siria dhe Libia si vende “me rrezik serioz”.

Edhe vendet si Pakistani, Afganistani, Irani, Iraku, Libani dhe Jemeni bëjnë pjesë në grupin e vendeve me rrezik më të madh të sulmeve terroriste.

Rreziku nga terrorizmi sipas raportit të “Aon” është sfidë e madhe sidomos për ndërmarrjet që punojnë në nivele ndërkombëtare. Por, nuk është vetëm Afrika vend me rreziqe.

Edhe vendet e Europës Juglindore përballen me një rrezikshmëri e ngritur, bazuar në trazirat qytetare. Si shembuj merren Turqia dhe Greqia me shkallën e rrezikut të vlerësuar si “të lartë”, ndërsa Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Bosnja ndodhen në zonën e rrezikshmërisë së mesme.

Edhe Franca dhe Spanja konsiderohen në bazë të këtij raporti si shtete me rrezikshmëri mesatare. Ndërsa SHBA. Gjermania dhe Austria hynë në mesin e vendeve “me rrezikshmëri të ulët”.

Por, jeta më e sigurt është ajo në Finlandë, Danimarkë, Norvegji, Zvicër, Japoni, Australi, Zelandë e Re, Botsvana dhe Uruguai.

Megjithatë, ai që dëshiron t`i shpëtojë me të vërtetë rrezikut nga terrori, duhet “të strehohet” ne Groenlandë. Sipas ekspertëve të “Aon”-it, ky vend praktikisht është i vetmi jashtë zonës totale të rrezikut terrorist.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :