Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Tepelenë, kapen 60 kg marijuanë

droga1

Policia në qytetin e Tepelenës ka sekuestruar mëngjesin e së shtunës një sasi droge prej 60 kg marijuanë, që po transportohej nga dy të rinj. 

Sipas informacioneve të policisë lokale, transportuesit e lëndës narkotike, që dyshohet të jenë dy 18-vjeçarë, janë shpallur persona në kërkim.

Sipas burimeve, ata po e transportonin drogën përmes pyllit në mënyrë që të shmangnin kontrollet nga postoblloqet e policisë.

Kjo e fundit ka zbuluar itinerarin e drogës duke saktësuar se ishte blerë në Lazarat dhe po transportohej në Vlorë, për t’u trafikuar më pas në Itali.

Një ditë më parë ishte policia kufitare në Gjirokastër që arrestoi një shtetas, pasi në automjetin në të cilin udhëtonte u zbulua një sasi prej 10 kilogramësh marijuanë.

Burime policore informuan mengjesin e se premtes se u ndalua në flagrancë shtetasi Odhise Papadhouli, i cili po udhëtonte i vetëm. Droga ishte fshehur në gomën rezervë të makinës së tij.

Edhe Papadhouli e kishte blerë drogën në fshatin Lazarat dhe synonte që ta kalonte atë në Greqi. Ky ishte zbulimi i radhës nga policia e Gjirokastrës, e cila në fillim të muajit ndaloi dy shtetas në zotërim të 65 kilogramëve marijuanë.

Ndërkohë, vetëm tre ditë më parë, ishte policia kufitare e Durrësit ajo që zbuloi një sasi “rekord” marijuane, plot 458 kilogramë, të fshehur në një kamion frigorifer që po përpiqej të imbarkohej për në Itali.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :