Data : 18 11 2018
KryeTitujt :

Tepelenë, gjendet një sirian i mbytur në lumin Drino

download

Një klandestin sirian është gjetur i pajetë ditën e sotme në ujërat e lumit Drino. Trupi i pajetë u gjet 170 metra më poshtë urës së Leklit në Tepelenë. Siriani, i cili mendohet të jetë rreth 35-vjeç, u gjet nga një peshkatar i zonës, i cili njoftoi menjëherë policinë.

Policia bën me dije se 35-vjeçari mund të ketë hyrë nga pika doganore e Kakavijës dhe është hedhur në anën tjetër të lumit për t’i shpëtuar postbllokut të policisë.

Rryma e lumit mund ta ketë marrë me vete klandestinin sirian. Policia ka thënë se mbi trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :