Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Sot vazhdimi i bisedimeve për zbatimin e Marrëveshjes Kosovë – Serbi

download (4)

Ekipet negociuese Beograd – Prishtinë do të takohen sot në Bruksel në përpjekje që të arrijnë konsensus për zbatimin e marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh Kosovë – Serbi që u nënshkrua në muajin e shkuar, bën me dije selia e Bashkimit Evropian.

”Presim që ekipet paradite të vazhdojnë bisedat”, ka thënë gazetarëve Maja Kocijançia, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane Catherien Ashton.

Ekipin e Kosovës e udhëheq zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi e në të marrin pjesë koordinatori për bisedime, Blerim Shala, Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, kryesuesi i këshillit. Ekipin serb e udhëheq  këshilltari i kryetarit serb Marko Gjuriq. Komisioni Evropian përfaqësohet nga drejtori për zgjerim Fernando Gentilini.

Raundi i parë i bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes mbajtur para dy javësh kishte dështuar.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :