Data : 12 12 2017
KryeTitujt :

Shtatë Antiviruse Falas më te mire të vitit 2013

antivirusA mund ti besoni një softwari falas Antivirus për sigurinë e të dhënave tuaja ?

Ne do t’ju rekomandojmë 7 tek të cilat mund të mbështeteni.

Programet antiviruse falas variojnë po aq sa ato me pagesë në cilësinë që ofrojnë. Shumë kompani ofrojnë software të cilat supozohet qe ndalojnë , viruset, wormet dhe malware të tjera falas, por shumë prej këtyre janë false ose në rastin më të keq instalojnë spyware, viruse e lloje të malwareve të tyre, përfshirë shirita në browsera apo reklamime të ndryshme.

Ne ju kemi listuar 7 software të cilat jo vetëm që janë antiviruse të vërtetë te të cilat mund të mbështeteni, me një reputacion të mirë në treg por gjithashtu janë të testuara dhe kanë rezultate të mira në testimet që janë bërë nga AV-Test.org një organizatë në Gjermani e cila ka aplikuar te sistemet që mbështeten në këta antiviruse një koleksion të gjërë të viruseve, worm, dhe malware të rinj për të parë se si reagojnë dhe kontrolluar të dhënat si përqindja e kapjes, koha, performanca e pc në pastrim, koha e full scan  etj.

“Dicka por jo gjithcka për asgjë”

Një antivirus falas nuk ka gjithcka që një software i paguar ofron. Duke filluar kështu nga :

  1. Ndihmë  nëpërmjet telefonit për rastet kur antivirusi nuk i bën ballë një virusi e sistemi del jashtë përdorimit
  2. Update më të rralla dhe më pak shërbime shtesë sigurie ( antiviruset me pagesë mund të ofrojnë  shërbime sigurie të tjera, psh mbrojtje për pagesat online etj të cilat në versionet falas të tyre nuk i gjen )
  3. Shpesh instalojnë gjëra që nuk duhen. Një shëmbull janë shiritat e kërkimit në browserat IE, google chrome etj. si psh në antivirusin avast, avira , pc tools etj…
  4. Reklamime dhe lajmërime të cilat kërkojnë blerjen e antivirusit të plotë ose e reklamojnë atë.

Megjithatë në zgjedhjen e një antivirusi falas , pa kosto shtesë ju mund të keni një mbrojtje normale dhe të kurseni minimum 30 $ në vit. Madje disa nga këta janë edhe më mirë se disa antivirus të tjerë që sot jepen me pagesë.

 

Cili program Antivirus është më i mirë për ju ?

 

  1.    AVG Free Antivirus 2013

avg antivirusEdhe pse ka qënë pjesën më të madhe të kohes një antivirus që lë shumë për të dëshiruar sot ai ofron një nivel të lartë mbrojtjeje.

Kjo me futjen e “Identity Protection” e cila i shton një nivel me shumë mbrojtjeje ketij antivirusi. Për fat të keq përmasat e këtij antivirusi po shtohen, kjo bën që të harxhoje pak memorje më shumë por megjithatë në krahasim me antivirusë të tjerë ky mbetët një antivirus i thjeshtë dhe efikas në treg..

Më i miri FALAS për vitin 2013

Kliko për të shkarkuar

 

2.      Microsoft Security Essentials

microsoft security essentialsKa një UI ( ndërfaqeje përdoruesi ) tepër të thjeshtë në

përdorim, intuitive dhe e kapshme nga cilido. Gjithashtu është

shumë efikas në malware të mëparshëm por lë për të dëshiruar në rreziqet e reja të sapo dala edhe pse testet treguan që kap 71.4 % të tyre.

. Në testimet e kryera ai shkatërronte  93 % e rreziqeve dhe i zhdukte gjurmët e tyre në një mënyrë shumë të efektshme 80 % të tyre. Është i lehtë në përdorim dhe krejtësisht falas. Ajo që kërkon para përdorimit është vetëm vlerësim nëse windows është genuine apo i piratuar.

Me këto cilësi të mira pastrime Microsoft Security Essentials

do të shërbente më mire po të kishte edhe ndonje antivirus dytësor shtesë në sistem, madje do te ishte i përkryer.

Kliko për të shkarkuar

 

3.      Avast Antivirus

avast free antivirus

 

Avast Free Antivirus ka rezultuar mjaft mirë në testimet e bëra nga AV-test.org duke rezultuar i dyti. Ky antivirus është i Ka një ndërfaqë grafike të thjeshte e intuitive për përdorimin e tij. Avast nuk e ngaldalëson shumë kompjuterin tuaj. Për përdoruesit e avancuar ai ofron një sërë opsionesh të cilat mund të konfigurohen por që i fsheh për të mos frikësuar përdoruesit e zakonshëm.shkëlqyer në viruset e mirënjohura duke eleminuar rreth 99.1 % të tyre por ka rezultuar i dobët në lidhje me antiviruset e sapodala duke kapur vetëm 78.6 % të tyre. Ky program i pastron viruset që kap gjithashtu mirë.

Kliko për të shkarkuar

 

4.      Avira Free Antivirus

avira free antivirus 2013Avira Free Antivirus  është një tjetër antivirus cilësor falas. Arsyeja që klasifikohet e katërta është toolbari Ask të cilin programi kërkon ta paraqitësh dhe instalosh në broëser dhe reklamimin e tepruar që bën. Megjithatë mbetet një skanues i mirë për viruse dhe me norma të larta kapjesh. Është zgjedhje e mirë për një përdorues me rrezik të lartë viruses në kompjuter ndër antiviruset falas që egzisotjnë.

Disavantazhe janë mospërfshirja në shfletimin e internetit dhe emailit të antivirusit falas. Kjo sdo të thotë që nuk e skanon një email para hapjes por vetëm pasi ke hapur email dhe je infektuar. Ndërsa në versionin e paguar kjo ndodh përpara se të hapësh emailin.

Kliko për të shkarkuar

 

5.      Malware Bytes AntiMalware

Është një antivirus  tjetër shtesë  dytësor i cili mund rrisë dhe përmirësojë ndjeshëm mbrojtjen e kompjuterit tuaj.malwarebytes antimalware Krijuesit e Malwarebytes Antimalware krijuan një mjet me të cilin të kapnin dhe pastronin viruset e rinj të sapo krijuar duke përdorur një numër teknologjish të ndryshme për këtë process.

Krahasuar me software e tjerë të cilët ndalin malwarët e tjerë ky soft reagon n
dryshe më mirë se mesatarja e përgjithshme. Në testime e përgjithshme  ai bllokoi 78.6 % të viruseve të reja , 14.3 % më shumë se të tjerët.

Ky antivirus është gjithashtu një soft i lehtë për kompjuterin. Malwarebytes nuk është dicka për tu përdorur në front si antivirus i parë por është një antivirus shtesë shumë i rëndësishëm për të patur një mbrojtje të mirë dhe efikase.

Është i thjeshtë në përdorim dhe lejon programet të punojnë edhe pse një malware mund të jetë duke u përpjekur ta bllokojë këtë program.

Programi ka shpejtësi të lartë skanimi.

Kliko për të shkarkuar

 

6.      Comodo Internet Security

comodo internet security

Një tjetër system antivirus është Comodo Internt security. Comodo mund të mos jetë aq i mirë sa pesë të parët por ofron një firewall shtesë dhe është i vetmi i vlerësuar më mirë për ndërhyrjet në rrjet, mbrojtjen kur ndodhesh online në web, hacking ndaj kompjuterit etj.

Comodo Internet security është i konfigurueshëm sipas nevojave të përdoruesve dhe mbrojtjen që ata dëshirojnë.

Pasi instalon Comodo Internet security këshillohet të hysh në menunë e tij për të bërë konfigurimet përkatëse. Kjo lejon siguri të lartë në rrjeta dhe që përdorues e “hackera” të mos ndryshojnë dot

gjë në këtë sistem

Kliko për të shkarkuar

 

7.      Panda Cloud Antivirus Free

panda antivirus

Nëse mendoni se përdorimi i antivirusit duhet të jetë sa më i thjeshtë që mundet Panda Cloud Antivirus 1.5 është për ju.

 

Ai ndalon viruset dhe ka një ndërfaqe grafike jashtëzakonishtë shumë të lehtë për tu përdorur. Është ideali për ata njërëz të cilët kanë vështirësi për të përdorur kompjuterin dhe nuk duan të ngarkohen me përdorimin e një antivirusi të komplikuar.

Testimet e kryra nga AV-test.org kanë treguar se panda ka  ndaluar rreth 85.7 % të viruseve të reja dhe njësoj si AVG.

Panda Cloud Antivirus 1.5 ja kaloi AVG duke kapur 99.94 % të provëzave. Mund të vlerësohej i pari me këto parametra po të mos ishtë për kohën që ha në një skanim të plotë dhe të detajuar që është pak më e madhe se e cdo antivirusi të listuar më sipër.

Kliko për të shkarkuar

 

 

 

erald sinjari

Autori : ( MCS ) . Erald Sinjari

Programmer/ Web Designer / IT

 

web : www.webstorealbania.com.com

email :  info@webstorealbania.com

 

 

 

 

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :