Data : 18 11 2018
KryeTitujt :

Shkrihet AK-ja e Vorës, e gjitha te PS-ja

download (2)

Shkrihet Aleanca Kuqezi në Vorë. Drejtuesit e Aleancës Kuqezi në këtë qytet deklaruan largimin e tyre nga kjo parti dhe bashkimin me socialistët. Në një deklaratë për mediat, kryetari i AK-së në Vorë, Arben Marku, deklaroi shkrirjen e kësaj dege dhe kalimin e 100 anëtarëve të AK-së me PS-në. Marku tha se vendimi vjen prej zhgënjimit nga kryetari i AK-së, Kreshnik Spahiu, pasi ai tradhtoi kauzën për të cilin u krijua dhe luftoi.

“Shpërdorimi i flamurit kuqezi nga kreu i partisë apo mungesa e transparencës në financimet, që vinin për AK-në, sollën shkrirjen e kësaj dege në Vorë”, tha Marku. Gjithashtu, Marku i bëri apel përfaqësuesve të tjerë të Aleancës Kuq e Zi, që të ndjekin të njëjtin shembull. Një ditë më parë edhe kryesia e Aleancës Kuqezi në Fier e Mallakastër deklaroi bashkimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Të larguarit sqaruan se shkak i lëvizjes së tyre ishte mospërfshirja e AK-së në koalicionin e majtë parazgjedhor. Pak ditë më parë edhe një grup drejtuesish të Aleancës Kuq e Zi në Tiranë deklaruan bashkimin e tyre me Partinë Socialiste. Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu edhe në mitingun e datës 1 Maj në Tiranë ripërsëriti nevojën për “ndëshkim dhe drejtësi ndaj shtetasit Berisha” dhe se “nuk do të bëjë aleancë as me Sali Berishën dhe as me Edi Ramën”.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :