Data : 15 07 2018
KryeTitujt :

Sherr në kryesinë e PD-së, Topalli “Tani jemi më pak demokratë dhe më shumë ‘qelbësira’”

 

berisha-kryesi-pd-
Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike është shoqëruar me sherre të mëdha, në momentin që kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë publike, në prezencë të gjithë anëtarëve të kryesisë, listën dhe renditjen e qarkut të Shkodrës. Menjëherë, pas përfundimit të kësaj liste, Kryetarja e Parlamentit dhe nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli është çuar nga tryeza duke u larguar. Topalli, gjatë largimit të saj është justifikuar tek kreu i Partisë Demokratike se nuk ndihet mirë dhe se ka dhimbje koke. Burime brenda PD-së bëjnë me dije se gjatë largimit të saj, Jozefina Topalli, është shprehur gjithashtu se, “Jam me dhimbje koke dhe po largohem. Tani jemi më pak demokratë dhe më shumë ‘qelbësira’”, duke lënë të nënkuptohet se kreu i demokratëve ka gabuar me futjen në listën dhe vendet e sigurta për mandat të PD-së të gjithë kryetarët e partive më të mëdha aleate. Futja e kreut të PDK-së, Nard Ndoka, në listën e PD-së në qarkun e Shkodrës dhe sidomos renditja e tij në vend të katërt, ka bërë të prishet mbledhja e PD-së, e cila zgjati nga ora 21.00 e mbrëmjes deri në orën 23.30. Berisha ka vijuar mbledhjen me pjesën tjetër të anëtarëve të kryesisë dhe pas përfundimit ka bërë një deklaratë për mediat, ku deklaroi se gazetarët kanë gabuar rëndë në parashikimin e listës së deputetëve. Berisha në orët e vona të mbrëmjes deklaroi se listat e kandidatëve të deputetëve janë të plota dhe gati për KQZ-në. “Listë fitoreje, listë e shkëlqyer fitoreje. Ju keni qarkulluar gjatë gjithë këtyre ditëve emra dhe kjo është e drejta juaj. E vërteta është se lista shumë shpejt dorëzohet dhe keni gabuar në shumë raste në parashikimet tuaja, por kjo është çështja juaj. I pyetur rreth listave të PS, Berisha tha: “Nuk kam asnjë koment të vetëm, se kam qenë i zhytur në një punë intensive të selisë, mos harroni se ne kemi aleatët tanë të vendosur sipas pozicioneve dhe sa i përket palës tjetër, komenti më i mirë është ‘no coment’. Madje kreu i qeverisë nuk mohoi as përfshirjen e Kastriot Islamit, përkundrazi vlerësoi maksimalisht figurën e ish-deputetit socialist. “Absolutisht e konsideroj një meritim të tij, sepse ai u bë një nga zërat më kredibël, më të besueshëm në mbrojtje të interesit publik për të cilin e përjashtoi dhe kreu i tij. Është shumë normale përfshirja e tij në listat tona”, tha Berisha.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :