Data : 12 12 2017
KryeTitujt :

Shehi: Berisha ka ende pushtetin politik të inercisë

 

Dashamir-Shehi11

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, thotë se pavarësisht largimit nga drejtimi i PD-së, Berisha ka ende pushtetin politik të inercisë. Në një intervistë për revistën “Java”, Shehi thotë se gjenerata e 40-vjeçarëve në një farë mënyre po kontrollon sot jetën politike, por ata kanë nevojë për të gjithë.

“Unë e gjykoj që Berisha i ka dhënë gjestet e veta të një mirëkuptimi politik në këtë sens. U tërhoq nga partia, sigurisht dhe nga ekzekutivi dhe gjykoi që të vihet një kryetar tjetër grupi parlamentar. Nga ana formale, sigurisht që Berisha nuk ka më absolutisht asnjë lloj pushteti. Berisha ka pushtetin politik të inercisë, ka pushtetin e traditës politike, të investimit 23 vjeçar, të opinionit që ka në një pjesë të madhe e të konsiderueshme të PD-së, gjëra të cilat ndodhin, gjëra të cilat nuk mund t’ia heqësh, sepse këto nuk bëhen as me dekret e as me vendime partie, gjëra të cilat koha do t’ia japë lidershipit të ri.

Dhe unë shpresoj që do t’ia japë lidershipit të ri. Jam gati që të kontribuoj për të krijuar brenda PD-së lidership të ri, personazhe të reja, përtej defekteve që mund të ketë gjenerata e 40-vjecarëve që, në një farë mënyre, po kontrollon sot jetën politike. Por unë gjykoj që këto prurje të reja kanë nevojë për të gjithë. Kanë nevojë dhe për Berishën, por kanë nevojë dhe për një gjë tjetër. Të binden që po drejtojnë këta, që janë këta drejtuesit dhe që me këta është i lidhur suksesi, por edhe dështimi, në qoftë se do të gabohet prapë”.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :