Data : 23 09 2018
KryeTitujt :

SHBA, tri gra të zhdukura gjenden pas 10 vitesh të lidhura me zinxhirë

 

Tri gra të reja, të cilat ishin zhdukur rreth 10 vjet më parë në shtetin amerikan të Ohajos, janë gjetur dhe janë në spital në një gjendje të mirë shëndetësore, citon BBC-ja zyrtarët amerikanë.

Amanda Berry e zhduk kur ishte 16 vjeçe në vitin 2003, ndërsa Gina Dejesus u zhduk në moshën 14-vjeçare një vit më vonë.

Ato dhe Michele Knight, aktualisht 32 vjeç, e cila u zhduk në vitin 2002 në moshën 20 vjeçe, u gjetën në një shtëpi në qytetin e Cleveland-it, konfirmoi policia.

Ato u gjetën rastësisht nga një fqinj i tyre, i cili kishte dëgjuar të bërtiturat dhe ishte futur në shtëpi për ti ndihmuar. Vajzat jetonin të izoluara dhe të lidhura në një birucë të nëndheshme vetëm jo shume larg nga vendi ku ishin parë për herë të fundit . Tre vëllezër janë arrestuar në lidhje me rastin. Policia e Cleveland tha se të dyshuarit janë Hispanikë, të moshës 50, 52 dhe 54 vjeç.

Fqinji Charles Ramsey, që është vlerësuar si një hero, tha se dëgjoi thirrjet që vinin nga shtëpia. “Për fat e shembëm derën. Ishte e lehtë pasi ishte alumin. Ajo doli jashtë me vajzën,” tregoi Ramsey.

Pasi Amanda doli nga shtëpia, kaloi menjëherë rrugën dhe mori në telefon policinë, duke mbajtur në dorë vajzën. “Më ndihmoni. Jam Amanda Berry. Më kanë rrëmbyer prej dhjetë vitesh dhe jam këtu. Tani jam e lirë,” tha ajo në telefonatën e saj, që është bërë publike nga policia.

Ajo ka identifikuar grabitësin e saj si Ariel Castro i cili jetonte në atë shtëpi që prej vitit 1992 dhe ishte arrestuar për dhunë në familje në vitin 1993. Policia ka gjetur në birucë zinxhirë, me të cilët mbaheshin të lidhura vajzat.

Zhdukja e vajzave pati tërhequr vëmendjen e opinionit publik në mbarë qytetin për një dekadë rresht. Të afërmit e tyre e kanë mbajtur historinë e tyre vazhdimisht të gjallë duke folur me median vendase.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :