Data : 18 11 2018
KryeTitujt :

SHBA, makina godet turmën. 60 të plagosur në paradë

5198a057493d9

Riçmond - Rreth 60 njerëz u plagosën kur një makinë e dalë jashtë kontrollit goditi turmën gjatë një parade në shtetin amerikan të Virxhinias. Zyrtarët thanë se më shumë se 10 persona u dërguan në spital në gjendje kritike. Përplasje ndodhi në kohën e mbajtjes së një festivali të përvitshëm lokal që përkujton Mundimet e Apalashëve.


Sipas medias, mund të ketë qenë ndonjë problem mjekësor i shoferit të makinës që çoi në një aksident të tillë masiv. Gjithçka u zhvillua shumë shpejt, makina u afrua nga një rrugë anësore, e goditi turmat e njerëzve. Këta thërrisnin që shoferi të ndalonte, por makina, sipas dëshmitarëve vazhdoi rrugën e saj mes për mes turmës edhe për 30 metra të tjera.

Të pranishmit saktësuan për policinë se një numër njerëzish i zunë rrugën makinës dhe e shtynë atë në një zonë pa njerëz, për të ngritur personat që mjeti kishte zënë poshtë.

“Secili nga turma vendosi duart dhe e përmbysi makinën”, thanë banorët lokale, duke shtuar se disa nga të plagosurit kishin marrë plagë të mëdha. Makina kishte një fletë që i jepte të drejt të parkonte në zonat e privilegjuara për njerëzit me aftësi të kufizuar, mirëpo, ende nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarjeje.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :