Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

SHBA, kufizime të rrepta për shoferët e alkolizuar

5193486701747

New York - Këshilli i sigurisë së transportit në Shtetet e Bashkuara rekomandon uljen me gati 50 për qind të nivelit të lejueshëm të alkoolit në gjak për ngarjen e makinës në gjendje të dehur.  Ky këshill rekomandoi që përqendrimi i alkoolit në gjak, të reduktohet nga 0.08 për qind në 0.05 për qind, për të pakësuar dëmet nga ngarja e makinës. Zyrtarët thonë se ngarja në gjendje të dehur është shkak për 1/3 e të gjitha vdekjeve në autostradat amerikane ose gati 10.000 njerëz të vrarë dhe rreth 146.000 të plagosur çdo vit.


Këshilli i sigurisë së transportit udhëzon gjithashtu që shtetet të zgjerojnë përdorimin e pajisjeve në automjete për të parandaluar shoferët e dehur të ngasin makinën. Këshilli i sigurisë së transportit  u bën thirrje shteteve që të ndërmarrin hapa për të vënë në shenjestër shkelësit përsëritës të këtyre rregullave.

Ndërkohë, Instituti Amerikan i pijeve lëshoi një deklaratë që kundërshton uljen e kufirit të lejuar të alkoolit në gjak.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :