Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

SHBA, dënohet doktori i abortit

filadelfia-doktori

Një doktor në Filadelfia është dënuar për vrasjen e tre fëmijëve me gërshërë, të lindur në fazat e fundit të abortit. 

Doktor Kermit Gosnell, 72 vjeç, u shfajësua për një akuzë tjetër, për vrasjen e një fëmije të katërt, që thuhet se klithi përpara se ai t’i priste kokën.

Doktori u shpall gjithashtu fajtor për keqtrajtim të pavullnetshëm të një pacienteje të rritur që vdiq si pasojë e një mbidoze.

Prokurorët po kërkojnë dënimin me vdekje për Gosnell. Ai ka kryer mijëra aborte gjatë karierës së tij në tre dekadat e fundit.

Autoritetet thanë se klinika e tij mjekësore kishte sjellë fitime prej 1.8 milionë dollarësh në vit. Ish-anëtarë të stafit të klinikës dëshmuan se rregullisht doktori kishte kryer aborte ilegale edhe pas kufirit prej 24 javësh.

Në seancën gjyqësore u dëgjuan dëshmitë se si Gosnell nxirrte fëmijët të gjallë dhe më pas përdorte gërshërë për t’i “prerë”, siç thoshte ai, në shpinën e tyre.

Mes stafit të patrajnuar që ndihmonte Gosnell ishte dhe bashkëshortja e tij Pearl, e clia pranoi fajin për një sërë akuzash dhe dëshmoi kundër tij.

Avokati i Gosnell, Jack McMahon, argumentoi se asnjë nga fetuset nuk kishte lindur i gjallë dhe se çdo veprim ishte kryer pasi fëmijët kishin lindur të vdekur.

Avokati akuzoi prokurorët për racizëm ndaj klientit të tij, që është me ngjyrë. Vetë Gosnell nuk dëshmoi dhe asnjë dëshmitar nuk kishte thirrur për t’u mbrojtur.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :