Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

SHBA, bojkotohet konferenca që kryesohet nga Irani

5191e7a128412

New York - Ambasadori amerikan do të bojkotojë takimet e Konferencës për Çarmatim të Kombeve të Bashkuara, kur Irani merr kryesinë e radhës në fund të këtij muaji. Zëdhënësja e misionit të Shteteve të Bashkuara në OKB, Erin Pelton, tha se presidenca e Iranit në konferencën katërjavore që fillon më 27 Maj, “është fatkeqe dhe tepër jopërkatëse” dhe “shkon kundër qëllimeve dhe objektivave” të vetë konferencës.


Në konferencë do të bëhen përpjekje për arritjen e marrëveshjes për çarmatim atomik dhe ndalje të zhvillimit të armatimit tjetër të shkatërrimit masiv. Irani po vuan sanksione nga Kombet e Bashkuara dhe disa shteteve të tjera, për refuzimin për të ndalur pasurimin e uraniumit, meqë shtetet perëndimore kanë shqetësime se ky program synon zhvillimin e armatimit atomik. Irani këmbëngulë se programi i tij atomik është për qëllime paqësore.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :