Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Serbia kërkon biseda për “pasurinë e vet” në Kosovë

download (2)

Shefi i ekipit serb për zbatimin Marrëveshjes së Brukselit Marko Gjuriç ka deklaruar se Serbia nuk do të lejojë që Marrëveshja, për shkak të interpretimeve ë ndryshme për zbatim me kohë të bëhet e pavolitshme dhe e keqe për interesa të popullit serb.

“Situata është e tillë që të dy palët tani për tani në mënyra të ndryshme interpretojnë esencën e disa dispozitave të Marrëveshjes”, ka thënë Gjuriç për gazetën “Politika”.

Sipas fjalëve të tij, ekipi i Prishtinës është shumë përjashtues në qëndrimet dhe pikëpamjet e veta.

Duke u përgjigjur në pyetjen se cilat detaje janë më të kontestuarat në zbatimin Marrëveshjes, Gjuriç ka thënë se pikat kryesore të mospajtimit mënyra e formimit ë bashkësisë së komunave serbe dhe koncepti i integrimit në sektorin sigurisë dhe të gjyqësisë. Ai, duke folur për zgjedhjen e prokurorëve dhe gjykatësve serbë ka thënë se Marrëveshja flet për integrimin institucioneve ekzistuese dhe jo për konkurset sipas të cilave Prishtina do të vendoste për përshtatshmërinë e të zgjedhurve serbë.

Gjuriç ka thënë se gjatë takimit janë kërkuar edhe biseda për, siç ka thënë ai, çështjen e pasurisë së Serbisë në Kosovë.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :