Data : 27 05 2018
KryeTitujt :

Sekui, takim me McCormack: Zgjedhjet, test për integrimin. BE, mbështetje OSBE/ODIHR

SEQUI-02_tn_16

Ambasadori i BE-së, në vendin tonë, Etore Sekui ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me shefen e misionit te e vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, që prej një javë kanë nisur misionin e tyre në Tiranë.

Ne mbyllte te takimit, Sekui theksoi se BE është e interesuar që Shqipëria të zhvilloi një proces të mirë zgjedhor.

“Patëm një takim shumë të mirë me shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR. Më bëri shumë përshtypje përvoja e shefes së misionit dhe angazhimi i saj. Në mbledhje theksova mbështetjen e fortë që i jep BE misionit të OSBE/OHDIR në Tiranë, që është dhe pikërisht mbështetja që jep delegacioni i BE në Shqipëri, për zgjedhje të mira me standarde evropiane”, tha ambasadori.

Sipas tij, BE po e mbështet procesin zgjedhor të 23 qershorit dhe për këtë qëllim ka përcaktuar 32 vëzhgues afatshkurtër dhe 6 vëzhgues afatgjatë falë financimit të taksapaguesve amerikan.

Ai kujtoi raportin e Këshillit të Evropës, duke thene se zgjedhjet janë test për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Me ndihmën që po i japim këtij procesi ne kërkojmë t’i japin frymën e mirë këtij procesi. Ne kemi premtuar që do ta mbështesim procesin dhe po e mbajmë fjalën që kemi dhënë.  Ne jemi të interesuar për Shqipërinë, për shqiptarët si dhe për procesin zgjedhor. Ne besojmë që shqiptarët meritojnë një proces të mirë dhe po e tregojnë këtë gjë dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne” tha ai.

Misioni i vezhguesve

Misionin e kryeson ekspertja amerikane Conny McCormack, e cila ne daljen e pare para mediave tha se ODIHR nuk është arbitër i zgjedhjeve, por do të bëjë vlerësime lidhur me Kodin dhe mënyrën se si do të administrohet procesi.

“Është me rëndësi që roli i ekipit të ODIHR-it është një rol që ka të bëjë me aspektin vëzhgues dhe raportimin faktik, dhe jo për të ndërhyrë në procesin zgjedhor. Ne nuk jemi arbitra zgjedhorë. Ne nuk përcaktojmë nëse zgjedhjet në tërësi apo pjesërisht janë legjitime apo jo. Puna dhe metodika jonë e përgjithshme është e bazuar mbi parimet e paanësisë. E gjithë kjo do të jetë pjesë që do drejtojë punën tonë”, tha kryesuesja e Misionit. Ajo shpjegoi për publikun edhe mënyrën se si do të punojnë vëzhguesit e ODIHR- it.

“Ekipi do të bëjë një vlerësim të kuadrit ligjor të amenduar, mënyrën se si do të administrohen zgjedhjet, do shohë regjistrimin e votuesve dhe zbatimin e teknologjive të reja zgjedhore, mbulimin që do të bëhet nga media dhe fushatën elektorale”, deklaroi më tej amerikania në krye të ODIHR-it. Conny McCormack tha se 21 ditë pas nisjes së punës së Misionit, do të dalë edhe raporti i parë lidhur me situatën parazgjedhore, ndërkohë që raporti përfundimtar së bashku me rekomandimet përkatëse do të publikohen dy muaj pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.

“ODIHR ka kërkuar edhe 400 vëzhgues afatshkurtër. Ata kanë shumë detyra, ndër të cilat përfshihet hapja e qendrave të votimit në mëngjes, procesi i votimit dhe numërimi i votave dhe tabelat e rezultateve. Ekipi i ODIHR-it do të nxjerrë një raport për tri javë. Një ditë pas zgjedhjeve do të mbahet konferenca për shtyp me gjetjet dhe konstatimet paraprake. Pas ditës së zgjedhjeve bërthama e ekipit do të qëndrojë në Shqipëri deri në mes të korrikut, për të ndjekur situatën paszgjedhore në vend.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :