Data : 26 09 2018
KryeTitujt :

Seks me 13-vjeçaren, ‘arrest me burg’ 33- vjeçarit

korce-emiljano-dine

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 33- vjeçarin e martuar, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur, 13- vjeçare.

Emiljan Dine, vëllai i kryeplakut të fshatit Dërsnik, u arrestuar një ditë më parë, pas denoncimit të prindërve të 13- vjeçares, të cilën e ka mbajtur një natë në shtëpinë e tij që mbante me qera.

Gjatë kontrollit në banesë, policia i gjen armë dhe drogë. Sipas prindërve, vajza e mitur nuk kishte kthyer në banesë gjatë gjithë natës, por është shfaqur vetëm në mëngjes. Pas presionit të prindërve u ka treguar se kishte qenë me të dashurin e saj, i cili quhej Emiljan Dine. Pas interesimit të prindërve ata kanë arritur të mësojnë se 33 –vjeçari ishte i martuar dhe ka kaluar natën me vajzën e tyre në një banesë që ai e kishte me qira në qytetin e Korçës. Menjëherë prindërit e kanë denoncuar në Polici për veprën penale që ai ka kryer, duke pasur dijeni se vajza ishte e mitur, ndërsa kanë kërkuar që ai të mos e ngacmojë dhe shqetësojë më.

E marrë në pyetje, vajza minorene ka deklaruar në Polici se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Dinen me dëshirën e saj. Ajo ka thënë se kishte kohë që ishte e lidhur dhe e donte 33-vjeçarin, pavarësisht diferencës së madhe të moshës mes tyre, plot 20 vite. Ndërsa më tej ajo ka pohuar se nuk kishte dijeni se ai ishte i martuar dhe që kishte familje. Pas denoncimit ka rezultuar se shtetasi Emiljano Dine është vëllai i kryeplakut të fshatit Dërsnik, në komunën Voskop, Iljaz Dines, i cili është shpallur në kërkim pak muaj më parë për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Emiljano Dine, në lagjen 10 të Korçës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 60 copë fishekë, kalibri 9 mm, 1 armë zjarri me silenciator, 1 krehër pistolete, 2 thika, 6 copë pasqyra automjeti, ndërsa në lokalin në lagjen 9 u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 15.4 gramësh lënde narkotike, e dyshuar si kanabis sativa.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :