Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

Riker: KQZ mos jetë politike

KOMITETI-I-HELSINKIT-MBULIM (1)

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet të jenë apolitikë dhe mënyra se si ky institucion do të menaxhojë zgjedhjet është e një rëndësie kyce.

Zëvendës-ndihmësi Sekretarit amerikan të Shtetit, Filip Riker, e bëri këtë deklaratë kaq të drejtpërdrejtë, gjatë seancës dëgjimore për Shqipërinë, të mbajtur në Ëashington, në Komisionin për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë.

Riker u shpreh se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë një tregues i maturisë së vendit për zhvillimin e këtij procesi. Seanca dëgjimore ka për qëllim të vlerësojë shkallën e progresit në Shqipëri.

Në deklaratën për shtyp, të lëshuar përpara nisjes së takimit për Shqipërinë në Komisionin për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, thuhet se pavarësisht përparimeve, Shqipëria vazhdon të ndeshet me probleme në ngritjen e institucioneve dhe praktikave demokratike, përfshirë këtu respektimin e ligjit.


Në kohën kur vendi përgatitet për zgjedhjet parlamentare të qershorit, kjo seancë, sqarohet aty, synon të llogarisë në ç’masë ka nisur ky progres të zhgënjejë pritshmëritë brenda vendit dhe jashtë tij, dhe çfarë mund të bëhet për të përshpejtuar rrugën e reformave të mëtejshme, që lidhen me qeverisjen e mirë.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit