Data : 23 09 2018
KryeTitujt :

Rezidenca e presidentit më të varfër në botë

Montevideo - Ja ku është Jose “Pepe” Mujica, presidenti i Uruguajit, i njohur si kryetari i shtetit “më i varfër në botë”. Na shfaqet para ‘rezidencës’ së tij.

78- vjeçari Mujica anëtar i grupit të armatosur Tupamaros në vitet ’60, president që nga 2010, njihet për stilin e tij të jetës së varfër, dhe zotëron vetëm një Volksvagen të vjetër, jeton me gruan, senatoren Lucia Topolansky, në një fermë të vogël rreth kryeqytetit Montevideo, ku i dedikohet florikulturës. Ai mban vetëm 10 përqind të rrogës së tij, afërsisht 800 euro dhe pjesën tjetër e jep në ndihmë të të varfërve.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :