Data : 12 12 2017
KryeTitujt :

Reformë në Policinë Rrugore, urdhri i Tahirit: Largohen nga strukturat 80% e efektivit

saimir-tahiri

TIRANE- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zyrtarizuar reformen e pritshme ne Policine Rrugore.

Ne mbyllje te takimit me drejtues të Policisë Rrugore, MB njofton se largohen nga strukturat e Policisë së Qarkullimit Rrugor të Tiranës rreth 80% të efektivit të këtij Komisariati.

“Me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Drejtoria e Përgjithshme e Inspektimit dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kanë kryer një hetim të gjerë lidhur me zbatimin e ligjshmërisë dhe proceduravestandarteve gjatë kryerjes së detyrës. Nga hetimi kanë rezultuar shkelje të rënda në ushtrimin e detyrave funksionale dhe akte abuzive me dokumentacionin nga ana e 11 oficerëve dhe 77 policëvetë rolit bazë, të cilat janë larguar nga Komkisariati i Qarkullimit Rrugor Tiranë dhe janë vënë në dispozicion të Drejtorisë së Personelit të Drejtorisë së Poolicisë Qarkut Tiranë”- thuhet ne njoftimin e Ministrise se Brendshme.

 Shkeljet kryesore

  1. Në 28 raste të vendimeve të Komisonit të Shqyrtimit të Kundravajtjeve Administrative mungonin lejet e Drejtimit të shtetasve, të cilat ishin brenda afatit të bllokimit. Nga verifikimet është konstatuar se në disa raste disa kundravajtës janë gjobitur përsëri për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, gjatë kohës që lejet e drejtimit të këtyre shtetasve duhet të ishin të bllokuara me vendim komisioni.
  2. Rezultuan mangësi në mënyrën e plotësimit të procesverbaleve të konstatimit të shkeljeve (gjobave). Konkretisht në mjaft raste janë tërhequr dokumentet e automjeteve si mënyrë presioni për të garantuar pagesa abuzive në kundërshtim me Kodin Rrugor.
  3. Nga punonjësit e rolit drejtues gjatë kësaj periudhe nuk është marrë asnjë masë administrative ndaj shkeljeve të punonjësve të Qarkullimit Rrugor, për mënyrën e plotësimit të procesverbaleve të konstatimit të shkeljeve, e cila konsiderohet shkelje e rëndë disiplinore.

Sipas MB, përveç masave administrative, për 4 oficerë të rolit nivelit drejtues dhe 1 oficer të rolit zbatues janë referuar materialet në prokurori për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”

Tahiri anulon tenderin për ‘Shërbim transporti karoatreci’

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :