Data : 23 09 2018
KryeTitujt :

Rama: Qeveria presion administratës

rilindje-elbasan

Lideri i opozitës, Edi Rama u ndal në qytetin e Elbasanit ku prezantoi kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste për këtë qark. 

Në fjalën e mbajtur para mbështetësve të socialistëve, zoti Rama akuzoi qeverinë se po ushtron presion ndaj punonjësve të administratës për të mbështetur dhe votuar Partinë Demokratike.

“Mbi të gjithë mësuesit, punonjësit e spitaleve dhe gjithë rrogëtarëve të shtetit po bëhet presion kriminal për t’i detyruar që t’i bashkohen fushatës së partisë familjare të kryeministrit dhe për t’i dhunuar psikoligjikisht me qëllim që t’i marrin votën. Ruajeni vendin e punës po mos u përulni. Zotohemi se cdo drejtor shkolle, drejtor spitali dhe cdo drejtor në pjesë të tjera të shtetit që angazhohet për të ushtruar terror psikologjik ndaj punonjësve të këtij shteti, do të dalë në përgjegjësi ligjore dhe penale”, tha Rama.


Për liderin e opozitës, krahas administratës, qeveria e kryeministrit Berisha po ushtron presion edhe ndaj sipërmarrësve shqiptarë. Në këtë pikë, zoti Rama tha se qeveria socialiste do të anulojë të gjitha gjobat e vendosura ndaj bizneseve në katër muajt e fundit.

“Ne zotohemi se nuk do të njohim asnjë gjobë që është vendosur në 4 muajt e fundit. Cdo njeri që ka marrë një gjobë që nga muaji mars duhet ta mbajë atë si krenari, si certifikatë në betejën me këtë regjim të korruptuar”, shtoi kreu i socialistëve.

***

Kryesocialisti Rama renditi një sërë premtimesh si heqja e taksës për biznesin e vogël, vendosjen e taksimit progresiv ndërsa vuri theksin tek hapja e 300 mijë vendeve të reja të punës.

Gjatë fjalës së tij, kreu i socialistëve, Edi Rama tha se prezanca e madhe në e qytetarëve në shesh tregon dëshirën e qytetarëve elbasanas për t’iu bashkuar rilindjes.

“Prezenca juaj këtu flet për dëshirën e madhe që keni për rilindje. Do ta bëjmë qytetin e elbasanit pjesë të rilindjes. Ne jemi të angazhuar që të ndërmarrim rrugëtimin drejt një rilindje të re shqiptare, të ndërmarrim rrugëtimin drejt rivendosjes së dinjitetit të cdo njeriu të lirë përmes punës”, tha Rama.

Kreu i PS-së premtoi hapjen e 300 mijë vende të reja të punës brenda mandatit të parë qeverisës, lehtësi për biznesin e vogël dhe taksim të ndershëm nëpërmjet taksës progresive.

“Nuk e kam menduar kurrë që 22 vite pas rënies së komunizmit do merrnit bukë me listë. Ne do t’i japim Shqipërisë qeverinë që meriton. 4-vjecari do të jetë beteja jonë për të hapur 300 mijë vende pune, heqjene taksës së biznesit të vogël, uljen drastike të TVSH-së për biznesin e vogël dhe duke shkuar më tutje me vendosjen e një sistemit të taksimit të ndershmë për të gjithë ata që jetojnë me një punë të ndershme. Kush paguhet më pak do paguajë më pak, kush paguhet me shumë, do paguajë më shumë, ndryshe nga sot kur një polic që rri në shi e në diell paguan më shumë taksa se sa Ministri i Brendshëm”, tha Rama.

Para mijëra mbështetësve socialistë në Elbasan foli edhe deputeti aktual dhe kryesuesi i listës së PS-së në këtë qark, Ben Blushi. Blushi tha se ndjehej i nderuar që përfaqëson qytetin e Elbasanit. Fjalim përshëndetës mbajti edhe Alfred Peza dhe Musa Ulqini. Gazetari dhe analisti i prezantuar në muajin shkurt nga Edi Rama është në listën e socialistëve po në këtë qark, ashtu si edhe ish-kreu i PS-së së Tiranës, i rikthyer në parti së fundmi.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :