Data : 26 09 2018
KryeTitujt :

Rama: Përbuzje për tradhtarin Kadeli, u ktheu shpinën lezhianëve e PS-së për një karrige

rama-lezhe-300x167

Kreu i PS-se, Edi Rama, duke prezantuar kandidatet e PS-se, ne Lezhe,  ka kerkuar vote plebishitare nga shqiptaret, ne menyre qe Berisha sipas tij, te mos i zvarrise me ne varferine e tyre.

Rama ka shprehur perbuzje per ish deputetin e PS-se, Kadeli, qe sipas tij i ktheu shpinen lezhianeve vetem per nje karrige.

“Sot ne jemi gati t’i japim vendit të drejtën e mohuar për 8 vjet rresht për t’u qeverisur nga shumica natyrale e Shqipërisë. Dua të shpreh këtu në këtë shesh të gjithë përbuzjen time për një tradhtar si Gjovalin Kadeli, i cili erdhi katër vjet më parë në Parlamentin e Shqipërisë me votat e socialistëve dhe progresistëve të Lezhës dhe sot katër vjet më vonë u ka kthyer atyre kurrizin duke dhënë votën vetëm për një karrige druri me katër këmbë që është turpi i përhershëm i tij dhe i turpit të tij në këtë qytet”- tha Rama.

Sipas tij, jo te gjithe te keqijat vijne per keq, e me “ikjen e Kadelit sot Partia Socialiste është më e pastër është më e fortë është më e gatshme për të marrë këtu në Lezhë dhe për të shkuar në Parlamentin e Shqipërisë me 4 deputetë”.

Ai ka bere apel per te votuar PS-ne, sepse si ka thene ai, nuk ka mëkat më të madh se sa të përpiqesh t’i tërheqësh zvarrë me bukën  e gojës siç ka 4 vjet që i tërheq Sali Berisha ose siç kujton se do i tërheqë Gjovalin Kadeli.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :