Data : 20 05 2018
KryeTitujt :

Rama: Mirënjohje për ata që s’janë në listë. Individë me kontribut dhe personalitet

download

Kreu i PS-së, Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë figurat dhe emrat e njohur të Partisë Socialiste, të cilët nuk u përfshin në listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit.

Në një shkrim në blogun e tij, kryesocialisti Rama i ka vlerësuar të gjithë ata që pavarësisht se nuk janë pjesë e skuadrës së re pranuan ta fillojnë ndeshjen nga “stoli i rezervave”.

Shkrimi i plotë

“Kam shumë mirënjohje sot për disa protagonistë të Partisë Socialiste, që nuk u përfshinë në skuadrën e re kombëtare të Partisë Socialiste, Et’hem Ruka, Gazmir Bizhga, Arben Isaraj, Eltar Deda, Qemal Minxhozi, Astrit Beci, Skënder Hasa…

Individë me personalitet dhe kontribute në PS, të cilët publikisht apo privatisht, pavarësisht se as mund të ishin e as mund t’u kërkohet të jenë dakord me mospërfshirjen e tyre në skuadrën e re, një gjë e shprehën pa asnjë ekuivok:

Partia Socialiste mbetet familja e tyre politike dhe fitorja e Partisë Socialiste mbetet qëllimi i tyre. I falënderoj sepse tregojnë që s’janë të gjithë njësoj dhe që përkatësia politike nuk është e lidhur me karrigen ku ulesh.

I falënderoj sepse edhe pse u duhet të durojnë, atë që asnjë lojtar i vlefshëm nuk e duron dot pa trazim të brendshëm kur s’mund të jetë në kuadratin e fushës, prapëseprapë nuk po e humbasin as këtë rast për të treguar vlerën që ka për ta skuadra jonë dhe që anasjelltas, kanë ata për skuadrën tonë.

I falenderoj edhe sepse pavarësisht rezervës që padyshim krijohet në një rast të tillë ndaj vendimmarrjes, nuk e kanë cenuar asnjë fije këtë vendimmarrje me qëndrimet e fjalet e tyre të rastit.

FALEMINDERIT në emër të të gjithë socialistëve e progresistëve shqiptarë! Mirënjohje edhe për të tjerë protagonistë të Grupit tonë Parlamentar në këto vite që pranuan me shumë ndjenjë skuadre ta fillojnë këtë ndeshje nga “stoli i rezervave”, duke qëndruar në listë në pozicione jo të sigurta fituese. Ilir Bejtja, Agim Leka, Alfred Dalipi, Ndrec Deda…FALEMINDERIT me zemër!”

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :