Data : 16 08 2018
KryeTitujt :

Qumështi me aflatoksinë, hetim epidemiologjik

1d4947b5-8b08-4aa9-8287-158Drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero deklaron se ekspertët janë të angazhuar për të qartësuar cështjen e qumështit me aflatoksinë, e cila është gjetur në doza të vogla në këtë produkt. 

“Me urdhër të ministrit do të kontrollohet qumështi në çerdhe dhe kopshte. Do të cojmë mostrat në Itali për të matur nivelin e aflatoksinës në qumësht dhe do të hetojmë efektin epidemiologjik që ka dhënë ky qumësht tek popullata”, u shpreh Pipero në një konferencë për media, paraditën e të martës.

Pipero sqaroi se qumështi me nivel të lartë aflatoksine do të hiqet nga tregu.

Një ditë më parë,

Me urdhër të ministrit do të kontrollohet qumështi në çerdhe dhe kopshte. Do të cojmë mostrat në Itali për të matur nivelin e aflatoksinës në qumësht dhe do të hetojmë efektin epidemiologjik që ka dhënë ky qumësht tek popullata

Pellumb Pipero

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaroi se dyshon për nivele mbi normat e lejuara të BE-së të aflatoksinës në ato parti qumështi, për të cilat paralajmëroi autoriteti kosovar.

Kreu i AKU-së shpjegoi se analizat do te kryhen në një laborator të akredituar në vendet e BE-së dhe i është kërkuar subjekteve në mënyrë vullnetare të tërheqin produktet e dyshuara.

“Rezultatet paraprake të dala nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare na bëjnë të dyshojmë, që norma e aflatoksinës në ato parti malli të dyshuara, pra që janë të deklaruara edhe nga institucioni homolog në Kosovë është mbi nivelin e Bashkimit Europian. Ne jemi duke punuar për të identifikuar se nga vjen një shkallë e tillë, sepse industrinë e kemi gjatë gjithë kohës nën kontroll”, thotë kreu i AKU-së, Artan Gjergji.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :