Data : 22 09 2018
KryeTitujt :

Qendra e kontrollit të trafikut, Basha: Ndihmë qytetarëve. Berisha: Transformime të mëdha

Kryetari-i-Bashkise-se-Tiranes-Lulzim-Basha-300x222

TIRANË- U përurua sot në Tiranë qendra e Kontrollit të Trafikut.

Kreu i bashkisë, Lulzim Basha e vlerësoi këtë si një nga qendrat më moderne në rajon, që me teknologjinë më të avancuar bën të mundur kontrollin direkt me kamera trafiku, semaforë të komanduar nga kjo qendër për të gjitha mjetet e trafikut të Tiranës.

“Dua të falënderoj të gjithë grupin teknik të bashkisë së Tiranës, BERZH për kredinë dhe qeverinë shqiptare që na mbështeti. Ky projekt vjen si një ndihmë për zgjidhjen e një nga problemet më të mëdha në Tiranë, trafikun”- tha Basha.

Basha ka theksuar se me kete qender lehtesohen qytetaret, ulet ndotja ne qytet, kursehet koha dhe karburanti.

Sipas kreut te bashkise shume shpejt ne bashkepunim me BERZH do të hapet koncesioni për terminalin e pasagjerëve, ku do të bashkohen bashkë stacioni i trenit, i furgonëve dhe autobusëve urbanë dhe ndërurbanë në Tiranë.

“Jemi në transformim rrënjësor të infrastrukturës së qytetit, per ta bere Tiranen qytet modern ashtu si e meriton. Per kete na duhet mbeshtetja e qeverise dhe mbeshtetja juaj qe me voten tuaj te mundesoni vazhdimin e ketyre projekteve”- tha Basha.

Berisha falenderon Bashen

Kreu i qeverise, Sali Berisha ka vleresuar punen e madhe te bere nga bashkia nen drejtimin e Bashes per transformimin e Tiranes. Sipas tij, me nismen e marre eshte reduktuar ndotja e ajrit.

“Këto aparatura tregojnë se Tirana thith ajrin e normave njësoj si në qytetet miqësore ndaj mjedisit. Ka qenë një zotim i yti dhe i PD iniciativa, Tiranë një qytet i shëndetshëm dhe unë u përgëzoj, me guxim, me një grup arkitektë urbanistë të ri ju transformuat sheshin Skënderbej, qytetarët e kanë pëlqyer shumë, kritikë që kanë dhe ata të drejtat e tyre sot janë të bindur se kurrë në historinë e tij sheshi nuk ka qenë më njerëzor se pas transformimit që i bëri Basha”- tha Berisha.

Sipas tij, do te behet cdo gjë për një qytet, gjëja më e çmuar është se sa ky qytet i shërben dhe si i shërben qytetarit sa njerëzor është sa i shëndetshëm është. “Tirana cilësohet si një nga vendet me klimën më të mirë, rikthimi i normalitetit në trafik, shtimi i gjelbërimit do e bëjë Tiranën një nga qytetet më të shëndetshme në rajon e më gjerë”- tha ai.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :