Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

Pranga në port shqiptarit, u kap me 7.5 kg heroine

Droga-300x225

ANKONA- Një shtetas shqiptar,34 vjeç, i identifikuar me inicialet P.G është arrestuar nga policia italiane për trafik ndërkombëtar droge.

Shqiptari u ndalua në portin e Ankonas, pasi pas kontrolleve iu gjet një sasi prej 7.5 kg heroine, i llojit të pastër. Droga ishte fshehur në një zgavër të krijuar në dyert e makinës, e cila zbarkoi në brigjet italiane nga anija Minoan Lines, që vinte nga Greqia.

Sipas vlerësimit të policisë italiane, nëse heroina do të kishte dalë në treg, kapte shifrën e 100.000 eurove.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :