Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

Përurohet busti i Sabri Godos në Tiranë, Basha: Kujtimi i tij, i përjetësuar mes nesh

Kryetari-i-Bashkise-se-Tiranes-Lulzim-Basha-300x222

Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha e ka quajtur një ditë të vecantë të sotmen, në të cilën u përuruar busti i Sabri Godos, në shenjë nderimi për jetësimin e kujtimit të tij në kryeqytet.

“Imazhi i tij, i përjetesuar sot ndër nesh do të na shtyjë drejt një jete më të drejtë, në favor të cështjeve për të cilat ai luftoi dhe u përpoq”- tha Basha, duke vlerësuar kontributin e madh të dhënë nga personaliteti Godo.

Sipas Bashës, vlerat e Godos vështirë se mbështillen me fjalë e fjali.

“Ndryshe nuk shpjegohet se si vetëm 1.5 vjet nga ndarja e tij, të kemi një dëshirë të madhe e shtytje të madhe për ta parë të përjetësuar në mesin tonë. Javë, muaj pas ndarjes nga jeta e kësaj bote të mikut tim, Sabri Godo, me dhjetëra kërkesa dhe iniciativa erdhën tek unë si kryetar i bashkisë nga miqtë e dashamirës të tij, një pjesë të të cilëve admirues të thellë, për të pasur kujtimin e tij të përjetësuar në mes të kryeqytetit”- tha Basha.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :